Ambasadori rus në BeH, Igor Kalabukhov, ofendoi ambasadorin britanik në atë vend, Mattheë Field, dhe të ngarkuarin me punë të Ukrainës, për shkak të qëndrimit të tyre ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
“Këta zotërinj nuk kanë zemër. Dyshojmë nëse kanë kokë”, shkroi Kalabukhov për ta, njofton Istraga.ba në Twitter.
Nove uvrede ruskog ambasadora u BiH Igora Kalabuhova. Zbog kolumne o ruskoj agresiji na Ukrajinu, na Kalabuhovom udaru su britanski ambasador @MattFieldUK u BiH i ukrajinski otpravnik poslova. “Ova gospoda nemaju srca. Sumnjamo da imaju glavu”, napisao je Kalabuhov. pic.twitter.com/T2ggh3nEli
— Istraga.ba (@IstragaB) March 9, 2022
Ambasadori britanik në BeH, Matthew Field, dënoi agresionin rus në Ukrainë dhe ishte ndër pjesëmarrësit në protestat paqësore në Sarajevë, ku iu dha mbështetje popullit ukrainas dhe u dënua pushtimi rus në Ukrainë.