Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, në një intervistë për The Geopost, vlerëson se takimi i 19-të ndërmjet presidentit serb dhe atij rus, kishte më shumë rëndësi për Vuçiqin sesa për Putinin. Ai tha se Serbia padyshim se nuk është aq e madhe sa thotë Vuçiqi dhe se kjo vizitë është sinjal se jo gjithçka është ashtu siç thotë qeveria. Janjiq shtoi se Serbia është një platformë, siç tha ai, për Lojërat e Moskës në Ballkan. Ai po ashtu theksoi se Rusia ka frikë se Serbia do të shkojë drejt NATO-s dhe se kjo është perspektiva kryesore nga e cila Putini do t’i vlerësojë të gjitha lëvizjet e tij.
Iintervista e plotë:
The Geopost: Si e komentoni takimin Vuçiq-Putin në Soçi?
Janjiq: Le të themi se është gati takimi i 20-të i dy presidentëve, të cilët janë partnerë jo të barabartë, mund të jenë të barabartë, por nuk janë të barabartë për forcën në skenën ndërkombëtare, as në parametra tjerë. Është e qartë se Vuçiqit i duhej më shumë ky takim për momentin sesa Putinit, dhe mendoj janë dy gjëra kryesore, njëra – që sigurisht në shoqëritë demokratike nuk bëhet nga presidentët, ndërsa në shoqëritë autoritare, presidentët mund të ndikojnë në çmimin e energjisë dhe në dinamikën e pagesave të borxhet e huaja ndërshtetërore, e Serbinë e mundojnë të dyja. Vuçiqit i duhet të shtyjë disa borxhe dhe ka nevojë për një lloj çmimi gazi me benefite. Siç e dimë, “borxhi nuk është mik i mirë”, Serbia padyshim qëndron aq mirë sa thotë Vuçiq. Kjo vizitë është të paktën shumë e rëndësishme si një sinjal se jo gjithçka është siç thotë qeveria. Këtu na pret një krizë energjetike dhe ekonomike dhe paqëndrueshmëri monetare, veçanërisht nëse Putini nuk doo të pranojë dhe nuk do të jetë në gjendje të shtyjë shumicën e borxheve. Sa u përket konsultimeve tjera për çështje bilaterale dhe çështje të tjera politike, është e sigurt se këtu përfshihet edhe ajo që ka Vuçiq synon ta informojë Putinin për situatën në rajon, në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Çfarë mund të mësohet e që s’është thënë tashmë? Shumë pak. Unë mendoj se nëse Putin është i sinqertë me Vuçiqin, ai mund ta informojë Vuçiqin për disa detaje dhe gjëra të rëndësishme dhe raportet mes Rusisë dhe Uashingtonit, si dhe Moskës e Uashingtonit, që kanë të bëjnë me Evropën, pra Ukrainën dhe, natyrisht, Ballkanin Perëndimor. Një takim konsultativ i cili tashmë duhet të tregojë marrëdhënie të mira mes dy liderëve, në mënyrë që lideri i Beogradit ta përdorë atë për fushatën e tij të pafundme dhe ta ndihmojë vetë Vuçiqin të vendosë se cilën anë do të mbajë kur bëhet fjalë për Bosnjë dhe Hercegovinën, sepse ai mbështet Miloradin Dodiunk, i cili është afër zemrës së Moskës, por nuk është në interes të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe është drejtpërdrejt kundër administratës amerikane në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe në ruajtjen e Bosnjë-Hercegovinës, si dhe në hyrjen e Bosnjë-Hercegovinës në NATO, kjo është tema kryesore. Rusia ka frikë se Serbia do të lëvizë drejt NATO-s, mendoj se kjo është perspektiva kryesore nga e cila Putini do të vlerësojë të gjitha lëvizjet e Vuçiqit, kështu që në procesin e uljes së çmimit të gazit, do të shohim sesa është i kënaqur ai me përgjigjet e Aleksandar Vuçiqit.
The Geopost: Si e komentoni bashkëpunimin politik dhe ushtarak mes Vuçiqit dhe Rusisë në Ballkan?
Janjiq: Është pjesë e një loje në të cilën ka hyrë qeveria e Koshtunicës në atë kohë, e cila me ardhjen e radikalëve u shndërrua në shumë më tepër sesa neutralitet ushtarak. Në fakt, neutraliteti ushtarak është distancë nga NATO , e afrim i interesave ushtarake dhe të sigurisë ruse. Kur bëhet fjalë për tregtinë e armëve, armatimet, të cilat janë gjithmonë të rëndësishme në të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore, Rusia përdor Serbinë si një partner për plasimin e teknologjive të saj, të vjetruara në Serbi, ndërsa të reja jashtë hapësirës në të cilën Rusia mund të vijë, kjo është një pjesë. Pjesa e dytë është bashkëpunimi polici-siguri, Rusia është shumë e infiltruar si komunitet i inteligjencës në të gjitha ngjarjet dhe institucionet e vetë Serbisë. Vuçiq e solli deri në atë pikë sa mbijetesa e tij në Serbi varet ndoshta më shumë nga votat e qytetarëve të Serbisë sesa nga Putini.
Po ashtu është i rëndësishëm edhe komunikimi që bëhet për gjoja luftën kundër terrorizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht biznesit të drogës, i ndjekur nga përdorimi i këtyre shërbimeve për nevojat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Sigurisht që ka disa mekanizma rutinë në këtë raportim. Presidentëve nuk u pëlqen të flasin për këtë, përveç kur ka ndonjë problem. Në këtë moment nuk shoh që ka ndonjë problem për prishje, por ndoshta potencialisht rreth Mileta Dodikut, për vlerësimin se deri ku duhet të shkojë Mile Dodik. A duhet Mile Dodik t’i shndërrojë në ushtri njësitë e Republika Srpskas, të cilat i ka pajisur dhe stërvitur Moska? Kjo është diçka për të cilën, natyrisht, Putini nuk do ta dëgjojë Vuçiqin, por sigurisht që do ta konsultojë edhe do ta informojë se çfarë ka vendosur.
The Geopost: Si e vlerësoni vizitën e ambasadorit të Rusisë, Alexander Bocan-Kharchenko në veri të Kosovës, në pikën kufitare Jarinje?
Janjiq: Amatorët po luajnë marketing sigurie. Kjo ishte një pikë që Serbia nuk guxoi ta kalonte, por e kaloi, përndryshe ishte një pikë shumë e rëndësishme sepse ajo vizitë dhe rreshtimi i Ushtrisë para një ambasadori, për më tepër rus, dërgoi shumë mesazhe së pari për çmimin e brendshëm se Serbia është gjithçka, por nuk është një shtet i pavarur dhe nuk është i pavarur nga ndikimi i Moskës. Se Serbia është në thelb një platformë për Lojërat e Moskës në Ballkan. Kjo më në fund zgjoi Perëndimin, fillimisht KFOR-in dhe më pas NATO-n.