Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Intervista

Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi

The Geopost April 10, 2026 3 min read
Share the news

Në një episod të ri të podcastit të The Geotalk, u trajtua tema e narrativave propaganduese, dezinformimit dhe lajmeve të rreme, me fokus të veçantë në krahasimin mes Zvicrës dhe Kosovës.

E ftuar në këtë episod ishte redaktorja në Albinfo dhe ligjëruese në Universitetin e St. Gallenit, Prita Bytyqi, e cila ndau përvojën e saj mbi mënyrën se si shoqëria dhe institucionet zvicerane e trajtojnë fenomenin e dezinformimit.

Gjatë bisedës, Bytyqi theksoi se edhe Zvicra, pavarësisht stabilitetit institucional dhe politik, nuk është e imunizuar ndaj fake news, por sipas saj ndikimi i tyre është më i kufizuar krahasuar me vendet e tjera.

“Edhe Zvicra preket nga fake news, por ndoshta më pak se shtetet e tjera,” u shpreh ajo, duke shtuar se një rol kyç luan edukimi medial që nis që në moshë të hershme në shkolla.

Sipas saj, në Zvicër nxënësit mësojnë herët për dallimin mes informacioneve të sakta, të pjesshme dhe të manipuluara, duke përfshirë konceptet e disinformation, misinformation dhe malinformation.

Bytyqi theksoi se kjo qasje e strukturuar ndihmon qytetarët të jenë më kritikë ndaj përmbajtjeve që konsumojnë, sidomos në periudha zgjedhore, kur zakonisht rritet përhapja e lajmeve të pasakta.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas saj, është besimi i lartë i qytetarëve zviceranë në transmetuesin publik dhe mediat tradicionale.

Ajo përmendi edhe modelin financiar të medias publike në Zvicër, ku qytetarët kontribuojnë përmes një takse vjetore, duke siguruar kështu pavarësi dhe cilësi më të lartë në gazetari.

“Qytetarët kanë votuar që të mos ulet tarifa e medias publike, për hir të ruajtjes së gazetarisë së verifikuar dhe hulumtuese,” tha ajo.

Duke folur për rrjetet sociale, Bytyqi theksoi se në Zvicër ato kanë më pak ndikim krahasuar me vendet e tjera, si Kosova apo SHBA-ja, ku platforma si Facebook dhe X dominojnë hapësirën publike.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se inteligjenca artificiale dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacionit po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë verifikimin e lajmeve.

Në pjesën e diskutimit për Kosovën dhe rajonin, Bytyqi tha se narrativat propaganduese shpesh lidhen me tensionet politike, historike dhe çështjet e migracionit, ndërsa mungesa e stabilitetit politik krijon më shumë hapësirë për dezinformim.

Sipas saj, një pjesë e madhe e problemeve lidhen me faktin se qytetarët shpesh konsumojnë lajme nga rrjetet sociale pa verifikim të burimeve.

Duke dhënë rekomandime, Bytyqi theksoi se Kosova nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha strukturore për të filluar luftën kundër dezinformimit, por për integrimin e edukimit medial në sistemin arsimor.

“Verifikimi i lajmeve mund të mësohet në disa lëndë ekzistuese, si gjuha, teknologjia informative apo anglishtja,” u shpreh ajo, duke shtuar se kjo do të ndihmonte në formimin e lexuesve kritikë dhe qytetarëve më të informuar.

Ky diskutim u zhvillua në kuadër të serisë së podcastëve të The Geopost, e cila trajton tema që lidhen me dezinformimin, propagandën dhe ndikimet gjeopolitike në hapësirën informative të rajonit.

Tags: Dezinformimi Kosova Zvicra

Continue Reading

Previous: Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj
Next: Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global

Dubrava mes kujtesës dhe harresës 1 min read
  • Intervista

Dubrava mes kujtesës dhe harresës

The Geopost May 23, 2026
Dugolli: Serbia zbatoi plan morbid për zhdukjen e shqiptarëve në Dubravë 3 min read
  • Intervista

Dugolli: Serbia zbatoi plan morbid për zhdukjen e shqiptarëve në Dubravë

The Geopost May 10, 2026
Dugolli për Ukshin Hotin: E mbanin të izoluar… fytyra e tij tregonte se kishte përjetuar tmerr 2 min read
  • Intervista

Dugolli për Ukshin Hotin: E mbanin të izoluar… fytyra e tij tregonte se kishte përjetuar tmerr

The Geopost May 10, 2026
Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit 3 min read
  • Intervista

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit

The Geopost April 17, 2026
Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global 3 min read
  • Intervista

Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global

The Geopost April 17, 2026
Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj 3 min read
  • Intervista

Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj

The Geopost March 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.