Gunta Sloga, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Baltike për Ekselencë në Media, ka bërë thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet vendeve baltike dhe Ballkanit Perëndimor për të luftuar dezinformimin rus dhe për të mbrojtur shoqëritë demokratike.
Në një intervistë për The Geopost, gjatë konferencës më të madhe evropiane për dezinformimin, që u mbajt në Vilnius të Lituanisë, Sloga paralajmëroi se Rusia synon të polarizojë shoqëritë, të thellojë përçarjet dhe të ndikojë në opinionin publik. Ajo theksoi se vendet që përballen me kërcënime të ngjashme duhet të koordinojnë përpjekjet dhe të forcojnë qëndrueshmërinë e tyre.
Sloga nënvizoi rëndësinë e gazetarisë së pavarur, verifikimit të fakteve dhe komunikimit më efektiv me audiencën, veçanërisht në rrjetet sociale, ku dezinformimi përhapet me shpejtësi. Ajo paralajmëroi gjithashtu se inteligjenca artificiale po e lehtëson gjithnjë e më shumë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mashtruese.
Duke folur për Kosovën, Sloga tha se institucionet e forta, zhvillimi ekonomik dhe shoqëria civile aktive janë thelbësore për t’i rezistuar ndikimit të jashtëm. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos frikësohen nga retorika e Vladimir Putinit për Kosovën, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj pavarësisë së vendit.
“Nuk jeni vetëm”, ishte mesazhi i Slogas për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se solidariteti rajonal është thelbësor në përballjen me propagandën ruse.
Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë:

Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus
“Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi dhe Kosovë
Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë
Lista Studentore kërkon dorëheqjen e krerëve të policisë, shërbimeve sekrete dhe gjyqësorit në Serbi
Kos: Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së pa sanksione ndaj Rusisë
Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë