Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Lista Studentore kërkon dorëheqjen e krerëve të policisë, shërbimeve sekrete dhe gjyqësorit në Serbi

The Geopost October 29, 2026 4 min read
Share the news

Lista Studentore në Serbi ka paraqitur një sërë kërkesash për ndryshime në institucionet shtetërore, duke kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të policisë, shërbimeve të sigurisë, gjyqësorit dhe mediave publike, pas fitores së saj në zgjedhje.

Në konferencën e parë për media që nga fitorja zgjedhore, të mbajtur në Parkun Pionirski, përfaqësuesit e Listës Studentore thanë se ndryshimet duhet të fillojnë menjëherë. Ata u bënë thirrje punonjësve të institucioneve shtetërore, gjykatave, bankave, mediave dhe kompanive që të raportojnë çdo rast të mundshëm të shkatërrimit të dokumentacionit, pagesave, kontratave apo urdhrave të dyshimtë gjatë periudhës së tranzicionit.

Për këtë qëllim, ata njoftuan hapjen e adresës elektronike [email protected], përmes së cilës sinjalizuesit mund të raportojnë raste të dyshuara. Përfaqësuesit u kërkuan qytetarëve të ndihmojnë në mbrojtjen e institucioneve dhe në sigurimin e llogaridhënies.

Kërkesat për mediat dhe institucionet publike

Në pjesën që lidhet me mediat, profesoresha Mirjana Nikolić i bëri thirrje Rregullatorit për Media Elektronike (REM) që të ndërmarrë masa ndaj televizionit Informer, të cilin e akuzoi për përhapje të gjuhës së urrejtjes.

Ajo rikujtoi se Lista Studentore i ka dërguar një letër të hapur Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), ku kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së përgjithshme Manja Grčić, redaktores së lajmeve Bojana Mladenović dhe zëvendësdrejtorit të përgjithshëm Dejan Jovanović. Studentët propozojnë krijimin e një administrimi të përkohshëm të RTS-së, në marrëveshje me sindikatat përfaqësuese.

Nikolić kërkoi gjithashtu dorëheqjen e drejtorit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić, duke pretenduar se kjo kompani është vënë në shërbim të ndikimit politik dhe shpenzimeve të pajustifikuara.

“Telekomi është vënë në shërbim të ndikimit politik dhe shpenzimit të paarsyeshëm të parave. As ai dhe as ndonjë operator tjetër nuk duhet të jetë kryeredaktor në Serbi”, deklaruan përfaqësuesit e Listës Studentore.

Kërkojnë ndryshime në polici dhe shërbimet e sigurisë

Profesoresha e Fakultetit të Sigurisë, Svetlana Stanarević, bëri të ditur se Lista Studentore kërkon shkarkimin e menjëhershëm të disa drejtuesve të policisë, përfshirë Marko Kričakun, kreun e Departamentit të Policisë Kriminale, Radosav Repac, komandant të Xhandarmërisë, Igor Žmirić, komandant të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), Vladimir Jerinić, drejtues të Departamentit të Policisë në Valjevo, dhe Goran Colić, drejtues të Departamentit Teknik të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kërkesa përfshin edhe punonjës të tjerë policorë që, sipas studentëve, kanë shkelur ligjin. Ata kërkojnë që në pozitat drejtuese të emërohen zyrtarë që do të garantojnë funksionimin e pavarur të policisë, si dhe rikthimin në punë të personave që, sipas tyre, janë larguar padrejtësisht.

Lista Studentore kërkoi edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Serbisë, Dragan Vasiljević.

Sa i përket Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), përfaqësuesit e studentëve kërkuan dorëheqjen e drejtorit Vladimir Orlić, duke pretenduar se agjencia ka vepruar si shërbim i sigurisë së partisë në pushtet.

Ata kërkuan gjithashtu dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake (VBA), si dhe ndërprerjen e menjëhershme të presionit ndaj zyrtarëve dhe gazetarëve. Sipas tyre, pjesëtarët e këtyre institucioneve duhet t’u kthehen detyrave të përcaktuara me ligj.

Kërkojnë hetime për rastet e diskutueshme

Në fushën e drejtësisë, profesori i Fakultetit Juridik në Kragujevc, Jovan Vujičić, tha se Lista Studentore kërkon nga kryeprokurori për krimin e organizuar, Mladen Nenadić, të ndërmarrë veprime urgjente në rastet me interes publik, përfshirë çështjen e Shtabit të Përgjithshëm dhe rastet e tjera të përmendura nga përfaqësuesit e saj.

Ata kërkojnë që prokuroria ta informojë publikun për veprimet e ndërmarra dhe të shqyrtojë përgjegjësinë penale të zyrtarëve të prokurorisë, përfshirë Nenad Stefanovićin dhe Miodrag Markovićin.

Lista Studentore kërkoi dorëheqjen e Stefanovićit, duke pretenduar se veprimet e tij kanë dëmtuar besimin e qytetarëve në Prokurorinë e Lartë Publike (VJT). Po ashtu, kërkoi dorëheqjen e Vladan Petroviqit, të cilin e akuzoi se ka vepruar në favor të regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Kërkojnë certifikimin e rezultateve zgjedhore

Në fund, përfaqësuesit e Listës Studentore i kërkuan Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC) që t’i certifikojë sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

“Lista Studentore erdhi për t’ua kthyer institucionet qytetarëve. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi brenda afatit ligjor”, deklaruan ata.

Lista Studentore kërkon gjithashtu rifillimin e hetimeve prokuroriale për rastet e diskutueshme që lidhen me qeverisjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), që nga viti 2015.

The GeoPost

Tags: Lista Studentore

Continue Reading

Previous: Gunta Sloga: Bashkëpunimi rajonal është kyç në luftën kundër dezinformimit rus
Next: Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë

Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus 4 min read
  • Ballkan

Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus

The Geopost October 30, 2026
“Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi dhe Kosovë 7 min read
  • Ballkan

“Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi dhe Kosovë

The Geopost October 29, 2026
Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë 3 min read
  • Ballkan

Ish-deputeti serb kërkon dorëheqjen e Petar Petkoviqit dhe hetim për paratë e destinuara për serbët në Kosovë

The Geopost October 29, 2026
Gunta Sloga: Bashkëpunimi rajonal është kyç në luftën kundër dezinformimit rus 2 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Gunta Sloga: Bashkëpunimi rajonal është kyç në luftën kundër dezinformimit rus

The Geopost October 29, 2026
Kos: Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së pa sanksione ndaj Rusisë 2 min read
  • Ballkan

Kos: Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së pa sanksione ndaj Rusisë

The Geopost October 29, 2026
Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë 2 min read
  • Ballkan

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.