Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Intervista

Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global

The Geopost April 17, 2026 3 min read
Share the news

Gazetarja investigative finlandeze, Jessikka Aro, e njohur ndërkombëtarisht për hulumtimet mbi rrjetet e propagandës ruse të njohura si “Russian Troll Farms”, ka folur në emisionin “The Geotalks” për mënyrën se si funksionojnë këto struktura, pse dezinformimi është kaq i fuqishëm sot dhe çfarë rreziqesh sjell për shoqëritë demokratike.

Aro, autore e librit “Putin’s Trolls”, tha se interesimi i saj nisi pasi kishte jetuar dhe punuar në Moskë, ku vuri re përhapjen e propagandës jo vetëm në televizion, por edhe në internet.

Ajo rikujtoi se gazetarë rusë kishin zbuluar një “fabrikë trollësh” në Shën Petersburg që në vitin 2013, gjë që – sipas saj – ngriti alarmin se fushata të tilla mund të kthehen në kërcënim edhe për vende si Finlanda.

“Kur mësova për këtë, kuptova se nëse ka troll anonimë të mediave sociale të propagandës që përhapin dezinformata dhe gënjeshtra në emër të Putinit, kjo mund të jetë një kërcënim për popullin finlandez”, tha ajo.

“Turne 12-orëshe” dhe role të maskuara si kompani normale

Duke shpjeguar organizimin e “fermave të trollëve”, Aro tha se një nga objektet që ajo vizitoi me kolegun e saj në vitin 2015 në Shën Petersburg ishte një ndërtesë e zakonshme zyrash, ku punonin qindra të rinj me ndërrime.

Sipas saj, punëtorët hynin në punë në ora 09:00 dhe punonin në turne 12-orëshe, ndërsa detyra e tyre ishte të silleshin online sikur të ishin “njerëz të vërtetë” që shpërndajnë opinione dhe informacione, por në fakt paguheshin dhe udhëzoheshin.

“Këto struktura rekrutonin punëtorë për pozita që në dukje duken normale, si menaxherë të mediave sociale, dizajnerë grafikë dhe shkrimtarë tekstesh, duke u paraqitur si agjenci “kërkimore” apo kompani biznesi”.

“Propagandë e dizajnuar për të manipuluar”

Aro theksoi se propaganda është e fuqishme sepse “është projektuar të jetë e fuqishme” dhe synon drejtpërdrejt vetëdijen dhe psikologjinë e njerëzve. Ajo tha se pas materialeve të tilla shpesh qëndrojnë shërbime të sigurisë, duke përmendur FSB-në dhe inteligjencën ushtarake ruse GRU.

“Qëllimi është manipulimi: të shtyhet publiku të mendojë ose të veprojë në mënyrën që dëshirojnë “luftëtarët e informacionit””.

Aro paralajmëroi se dezinformimi mund të prodhojë pasoja reale në jetën e njerëzve, deri te mobilizimi në konflikt.

Po ashtu përmendi se në periudha të mëhershme kishte vërejtur raste kur propaganda ndikonte edhe te individë që shkonin të merrnin pjesë në luftë, ndërsa solli si shembull edhe ndërhyrjet në opinionin publik gjatë zgjedhjeve në SHBA në vitin 2016, ku – sipas saj – trollët organizonin dhe nxisnin protesta duke u shtirur si qytetarë amerikanë.

E pyetur se si mund të identifikohet propaganda online, Aro sugjeroi kontrollin e përmbajtjes së mesazhit dhe burimit: çfarë po thuhet realisht, a përsërit narrativat e njohura të Kremlinit, dhe nga cilat media/faqe vjen informacioni.

Ajo përmendi edhe shembuj frazash që i cilësoi si narrativa të zakonshme propagandistike, si pretendimi se “NATO shkaktoi luftën në Ukrainë” apo se “Rusia nuk dëshiron luftë”, duke theksuar se këto përdoren për të zhvendosur fajin dhe për të minimizuar rolin e Rusisë.

Modele të ngjashme edhe në Ballkan

Në fund, Aro tha se sheh modele të ngjashme edhe në Ballkan, duke përmendur se për librin e saj ka shqyrtuar luftën ruse të informacionit në Serbi.

“Ka sulme të koordinuara ndaj studiuesve dhe gazetarëve që publikojnë hulumtime mbi dezinformimin rus, ndërsa narrativa të Kremlinit përhapen jo vetëm nga trollët, por edhe nga disa media të mëdha”, tregoi ajo.

Ajo shtoi se gazetarët përballen me fushata shpifjesh, sulme të koordinuara online dhe presion që mund të kalojë edhe në rrezik fizik, duke thënë se vetë ka paguar “çmim personal” pas kërcënimeve dhe fushatave të urrejtjes.

Tags: Jessikka Aro Propaganda Rusia

Continue Reading

Previous: Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi
Next: Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit 3 min read
  • Intervista

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit

The Geopost April 17, 2026
Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi 3 min read
  • Intervista

Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi

The Geopost April 10, 2026
Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj 3 min read
  • Intervista

Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj

The Geopost March 20, 2026
Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe

The Geopost March 6, 2026
Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë

The Geopost February 6, 2026
Nis “The Geotalks” në The Geopost: Besa Luci flet për propagandën dhe rrezikun e dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Nis “The Geotalks” në The Geopost: Besa Luci flet për propagandën dhe rrezikun e dezinformimit

The Geopost February 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.