Në një kohë kur informacioni shpërndahet më shpejt se kurrë dhe kufiri mes faktit, opinionit e manipulimit bëhet gjithnjë e më i paqartë, roli i gazetarisë dhe edukimit medial po merr një rëndësi të re.
Në episodin e radhës të The GeoTalks, profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, flet për sfidat e medias në epokën digjitale, ndikimin e algoritmeve, përhapjen e dezinformimit dhe mënyrën se si propaganda ndërton narrativa që ndikojnë në shoqëri.
A po humbet gazetaria betejën me shpejtësinë e rrjeteve sociale? Kush e formëson opinionin publik sot? Dhe si mund ta mbrojmë të vërtetën në një botë ku secili mund të jetë krijues i informacionit?
Biseda e plotë në The GeoTalks.

Sylë Ukshini: Njohja ndërkombëtare e Kosovës e ka varrosur idenë e Serbisë së Madhe
Sylë Ukshini në The Geotalks: Gazimestani ‘arma’ e propagandës serbe
Jason Steinhauer në The Geotalks: Beteja për të vërtetën në epokën e algoritmeve
Gazetarja zvicerane: Edhe Zvicra përballet me dezinformimin dhe propagandën
Dubrava mes kujtesës dhe harresës
Dugolli: Serbia zbatoi plan morbid për zhdukjen e shqiptarëve në Dubravë