Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka dezinformuar se Ukraina qëndron pas sulmit në “Crocus City Hall” në Rusi dhe jo ISIS. Ai ka mohuar deklaratat faktike të zyrtarëve perëndimorë se ISIS është përgjegjës për sulmin.
Çka deklaroi Patrushev?

“Ukraina qëndron pas sulmit terrorist në “Crocus City Hall”.
Kur gazetarët rusë e pyetën nëse prapa sulmit terrorist qëndron ISIS apo Ukraina. Patrushev u përgjigj: Sigurisht, Ukraina.
Analiza:
Rusia ka dashur ta fajësojë Ukrainën për sulmin terrorist pranë Moskës që natën kur ndodhi sulmin kur ende nuk dihej asgjë. ISIS publikisht ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe të dyshuarit e arrestuar janë pjesë e grupit islamik. Megjithëkëtë, Rusia vazhdon ta akuzojë Ukrainën rrejshëm se qëndron prapa sulmit. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së e kishte bërë të qartë se “ISIS mban përgjegjësinë e vetme për këtë sulm” dhe se “nuk ka pasur asnjë përfshirje ukrainase”. Zyrtarët e inteligjencës kanë mbledhur prej muajsh informacione që sugjerojnë se ISIS mund të organizojë një sulm masiv me viktima në Rusi, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sugjeroi rrejshëm se sulmuesit po përpiqeshin të arratiseshin në drejtim të Ukrainës. Ukraina ka mohuar me vendosmëri çdo përfshirje. Gjykata e Moskës përmes një postimi në rrjetin Telegram i identifikoi sulmuesit e dyshuar si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Mukhammadsobir Faizov. Dy prej tyre, Mirzoyev dhe Rachabalizoda pranuan fajësinë. Sipas mediave ruse, të 4 të dyshuarit ishin shtetas të ish-republikës sovjetike të Taxhikistanit dhe banonin në Rusi.
/The Geopost

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit
Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës
Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë
Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit
Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër
Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi