Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vuçeviq dezinformon për praninë e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

The Geopost July 11, 2024 2 min read
Share the news
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, përdor rrjetet sociale për të përhapur dezinformata për praninë e Ushtrisë serbe (VS) në kufirin me Kosovën.
Ai pretendon se në kufi ka prej vitesh baza ushtarake të ushtrisë serbe dhe se Serbia nuk shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare.
Vuçeviq tha:
“Edhe një herë kemi në punë fantazmagorinë e Albin Kurtit, i cili as nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë baza. Këto janë baza ushtarake të ushtrisë serbe, të cilat janë aty prej vitesh dhe Serbia nuk po shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare apo dokument, duke përfshirë Rezolutën 1244 të OKB-së. Fakti që Kurti tani po përpiqet të bëjë një dramë mediatike se ‘si e ashtuquajtura Kosova supozohet të jetë nën kërcënim’ nuk është gjë tjetër veçse mjegull për t’u shitur sponsorëve të tij perëndimorë.
As ai nuk është viktimë dhe as nuk rrezikohet askush, përveç popullit serb të Kosovës, të cilit Kurti po i mohon të drejtat elementare të njeriut. Faleminderit për pyetjen tuaj, ushtria serbe do të vazhdojë të forcohet dhe modernizohet, sepse ajo është garantuesi i paqes dhe sigurisë për Serbinë tonë”.
Analiza:
Imazhet satelitore dhe raportet nga vëzhguesit ndërkombëtarë tregojnë se Serbia ka përforcuar ndjeshëm infrastrukturën e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën gjatë viteve të fundit.
Ndërtimi i bazave të reja është një përpjekje e qartë përshkallëzimi dhe provokimi që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Kryeministri Kurti ka kërkuar që të bëhet presion ndaj Serbisë për praninë e 48 bazave operative, të cilat siç ka thënë ai, kanë nga 50 deri në 150 trupa që presin një mundësi për të hyrë në Kosovë. Këto pretendime mbështeten nga raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë që vënë në dukje rritjen e aktivitetit ushtarak nga Serbia.
Kurti shtoi se Serbia dhe Rusia janë të ngjashme për shkak të interesit të përbashkët dhe dëshirës për të zgjeruar territorin e tyre./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Edhe ambasadori rus në Uashington dezinformoi për sulmin me raketa në spitalin e Kievit
Next: Rusia dhe Serbia përhapin lajme të rreme mbi Ukrainën dhe Kosovën

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman

The Geopost August 4, 2026
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës

The Geopost July 31, 2026
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë” 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”

The Geopost July 7, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.