Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Edhe ambasadori rus në Uashington dezinformoi për sulmin me raketa në spitalin e Kievit

The Geopost July 10, 2024 2 min read
Share the news

Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, ka akuzuar Perëndimin për atë që ai tha se ishte një fshehje hipokrite e fakteve në lidhje me sulmin e fundit në spitalin “Okmatdit” në Kiev. Sikurse bëri zëdhënësja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, edhe ai dezinformoi se gjoja spitali është goditur nga një raketë kundërajrore ukrainase, dhe jo nga ajo ruse.

Antonov tha:

“Kjo nuk është hera e parë që regjimi i Kievit ia atribuon Rusisë krimet e veta barbare. Perëndimi duhet të ndalojë furnizimin e banditëve me armë që po vrasin civilë në Rusi dhe Ukrainë. Por realiteti është se incidenti në spital, i cili ndodhi në prag të samitit të NATO-s në Uashington, me sa duket u prit si një ‘dhuratë e madhe’ për të justifikuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe vazhdimin e luftës deri në vdekjen e ukrainasit të fundit.”

Analiza:

Antonov dezinformoi për të fajësuar Ukrainën për sulmin, duke pretenduar se forcat ukrainase ishin përgjegjëse për vdekjet e civilëve.

Kjo taktikë përdoret për të larguar vëmendjen nga operacionet ushtarake ruse dhe krimet gjatë luftës në Ukrainë.

Zyrtarët nga Ukraina gjithashtu i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se provat tregojnë qartë përgjegjësinë e forcave ruse për sulmet ndaj objektivave civile.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha të martën se përgjegjësia për sulmin në spitalin ‘Okmatdit’ në Kiev nuk bie vetëm tek lideri rus Vladimir Putin, por edhe tek të gjithë rusët, si dhe tek kompanitë ruse dhe të huaja që e mbështesin dhe financojnë atë.

Prandaj, qëllimi i të gjitha këtyre deklaratave është të largojë vëmendjen nga përgjegjësia e Rusisë për agresionin dhe të mbështesë narrativën “e një Perëndimi ‘armiqësor’”.

Ekipet e shpëtimit në Ukrainë kanë vazhduar kërkimet edhe të martën në rrënojat e spitalit më të madh të fëmijëve për më shumë të vdekur dhe të plagosur, pasi autoritetet ukrainase thanë se një raketë ruse rrafshoi një krah të objektit duke vrarë të paktën 42 njerëz në të gjithë vendin./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon për sulmin në spitalin e fëmijëve në Kiev: Ndodhi nga mbrojtja ajrore e Ukrainës
Next: Vuçeviq dezinformon për praninë e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.