Sulmet në Kiev dhe prania ushtarake serbe në kufirin me Kosovën ishin cak i sulmeve ruse dhe serbe gjatë javës që lamë pas.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dezinformuar se sulmi në spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev është shkaktuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Në realitet, ekipet e shpëtimit në Ukrainë kanë vazhduar kërkimet në rrënojat e spitalit për të gjetur të mbijetuar dhe të plagosur, pasi një raketë ruse goditi spitalin, duke vrarë të paktën 42 njerëz në të gjithë vendin.

Dezinformata pati edhe nga ambasadori rus në Uashington, i cili ka akuzuar Perëndimin për fshehjen hipokrite të fakteve në lidhje me sulmin në spitalin “Okmatdit” në Kiev. Ashtu si Maria Zakharova, ai dezinformoi duke pretenduar se spitali ishte goditur nga një raketë kundërajrore ukrainase dhe jo nga një raketë ruse.

Në anën tjetër, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka përdorur rrjetet sociale për të përhapur dezinformata lidhur me praninë e ushtrisë serbe (VS) në kufirin me Kosovën. Ai pretendoi se “prej vitesh ka baza ushtarake serbe në kufi dhe se Serbia nuk shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare”.

Këto deklarata nuk qëndrojnë pasi që ndërtimi i bazave të reja është një përpjekje e qartë përshkallëzimi dhe provokimi që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon./The Geopost/

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”