Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top propagandat ruso-serbe gjatë kësaj jave

The Geopost February 3, 2024 2 min read
Share the news

Kjo javë filloi me dezinformatën e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ku liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e lidhi gjoja si “shpërblim nga BE-ja për spastrimin etnik të serbëve.

https://thegeopost.com/sq/factchecking-shq/eskalon-zakrahova-kosova-u-shperblye-me-liberalizim-te-vizave-shkaku-i-spastrimit-te-serbeve/

Menjëhere pas kësaj pasoi propaganda e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov se “faktori shqiptar do të eksplodojë në Ballkan, duke synuar të nxisë tensione etnike në Ballkan, përmes Serbisë e cila shërben si satelit i saj.

https://thegeopost.com/sq/factchecking-shq/lavrov-me-propagande-speciale-faktori-shqiptar-do-te-eksplodoje/

Vëmendjen e rusëve e mori edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, për të cilën dezinformua nën pretendimet se Britania e Madhe po dërgon shqiptarët për të luftuar në Ukrainë.

“A po dërgojnë britanikët, shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Ukrainë?” ishte titulli i një artikulli të portalit “Russia Today Balkan” me seli në Beograd, i publikuar më 30.01.2024. Me anë të këtij titulli ky portal dezinformoi për Ambasadën britanike në Prishtine si dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

https://thegeopost.com/sq/factchecking-shq/dezinformate-e-radhes-per-fsk-ne-ne-rt-balkan-pretendohet-se-britaniket-dergojne-shqiptare-te-kosoves-per-te-luftuar-ne-ukraine/

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov nuk qëndroi pa tentuar të vinte një paralale mes ankesimit të Krimesë dhe pavarësisë së Kosovës. Kjo ishte propaganda e tij e radhës, Këto deklarata Lavrov i bëri në një konferencë për media, e cila u transmetua në disa media ruse por edhe në Serbi.

https://thegeopost.com/sq/factchecking-shq/lavrov-me-propagande-rreth-aneksimit-te-krimese-mundohet-te-veje-paralele-me-pavaresine-e-kosoves/

Me një dezinformatë doli edhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili akuzoi rrejshëm Policinë e Kosovës se gjoja “kidnapon” punëtorët shëndetësorë.

“Në Kosovë po krijohen kushte të pamundshme, nga hyrja në institucione, kidnapimet, arrestimet, deri tek arrestimi i punëtorëve shëndetësorë dhe po pamundësohet sigurimi bazë i shëndetësisë për popullin serb në Kosovë”, ka pretenduar Vuçeviq, ndërkohë që komunikata e përbashkët e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në Prishtinë shpjegonte veprimin e Policisë së bashku me Prokurorinë rreth rastit të OJQ “Centar za mir I Toloeraciju”.

https://thegeopost.com/sq/factchecking-shq/ministri-serb-i-mbrojtjes-me-dezinformate-per-policine-e-kosoves/

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova u mor sërish me dezinformata rreth Kosovës. Duke folur para gazetarëve, më 31 janar Zakharova kësaj radhe u mor me kishat serbe në Kosovë, duke dezinformuar se institucionet në Prishinë “dëshirojnë” që të fshihen gjurmët e prezencës së serbëve dhe të shqiptarizohet identiteti i tyre që e kanë me shekuj.

Ndërsa të premten në Serbi u dëshmua edhe njëherë se mediat kontrollohen nga pushteti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duke publikuar një artikull me titull të njëjtë në 10 sosh.

/G. Venhari, The Geopost

Continue Reading

Previous: Mediat e kontrolluara në Serbi propagandojnë me tituj të njejtë
Next: Mladenoviq nga Instituti Serb në shërbim të dezinformatave: Kosova tenton të ndërrojë identitetin goran

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

The Geopost April 9, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.