Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Ministri serb i Mbrojtjes me dezinformatë për Policinë e Kosovës

The Geopost February 1, 2024 3 min read
Share the news

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka lëshuar një dezinformatë për Policinë e Kosovës duke akuzuar rrejshëm se kjo e fundit gjoja “kidnapon” punëtorët shëndetësorë dhe sç pretendon ai, duke iu pamundësuar puna.

Çka tha Vuçeviq?

Duke komentuar vendimet e fundit të Prishtinës, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se “duhet të shikojmë të gjithë pakon e masave të zbatuara nga Prishtina”.

Intervista e Ivana Tatomir Čkonjević me Millosh Vuçeviqin:

https://www.rts.rs/lat/vesti/politika/5357007/vucevic-predlog-o-vracanju-vojnog-roka-nema-veze-sa-desavanjima-na-kim.html

“Në Kosovë po krijohen kushte të pamundshme, nga hyrja në institucione, kidnapimet, arrestimet, deri tek arrestimi i punëtorëve shëndetësorë dhe po pamundësohet sigurimi bazë i shëndetësisë për popullin serb në Kosovë”, ka thënë Vuçeviq.

Analiza:

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në Prishtinë shpjegohet veprimi i mbrëmshëm i Policisë së bashku meProkurorinë rreth rastit të OJQ “Centar za mir I Toloeraciju”.

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË DHE POLICIA E KOSOVËS

Prishtinë, 1 shkurt 2024 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton lidhur me bastisjen e realizuar më 31.01.2024, se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin – aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me prokurorin e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës- Drejtoria për Hetime Rajonale në Prishtinë dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e Inspektoratin Shëndetësor, është kryer bastisje në lokalin e lartcekur, me ç’ rast është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve.

Pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së.

Gjithashtu, ju njoftojmë se nga bastisja e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë.

Përfundimi i kësaj është se ministri serb i Mbrojtjes dezinformoi pasi Policia e Kosovës nuk bën kidnapime por vepron sipas rregulloreve të Policisë dhe ligjeve të Republikës të Kosovës.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02grQGhd239qPiLEwsZe8pfy9WYWHZH6E1J9Mfe2nNTnsxEMso9iuQddEnFUVHG7oAl&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz&paipv=0&eav=AfacXyGrzmkjhHS-h4xCyaZ7FKXo4_cGuMO8BxFL2yfNDX2yCTjfAD8kxDtkuPR8_0s&_rdr

 

/G. Venhari – The Geopost

Continue Reading

Previous: Lavrov me propagandë rreth aneksimit të Krimesë, mundohet të vëjë paralele me pavarësinë e Kosovës
Next: Zaharova dezinformon se “nuk kanë mbrojtje kishat ortodokse në Kosovë”

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla

The Geopost August 11, 2026
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman

The Geopost August 4, 2026
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës

The Geopost July 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.