Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Lavrov me propagandë rreth aneksimit të Krimesë, mundohet të vëjë paralele me pavarësinë e Kosovës

The Geopost February 1, 2024 3 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka vazhduar propagandën, kësaj radhe duke ngrehur një paralele të paqenë mes aneksimit të Krimesë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai më 30 janar të këtij viti, tentoi të paraqesë Perëndimin si të padrejtë, duke krahasuar pavarësinë e Kosovës me referendumin e sajuar në Krime.

 

Këto deklarata Lavrov i bëri në një konferencë për media, e cila u transmetua në disa media ruse por edhe në Serbi.

 

https://rt.rs/rusija/73910-lavrov-kosovo-nije-bilo-referenduma-zapad-sve-resio/

Ai me këtë dëshiron që aneksimin e Krimesë ta paraqes ndryshe, kur dihet se ushtria ruse hyri me dhunë, ku më pas, pas disa ditësh u organizua në mënyrë shumë të dyshimtë deklarimi i pavarsisë së Krimesë nga Ukriana.

https://www.google.com/amp/s/www.politika.rs/sr/articles/amp/596703

 

Cka tha Lavrov?

“Kur Perëndimi dëshiron të ndajë Kosovën nga Serbia, ai thotë se duhet respektuar e drejta e popullit për vetëvendosje. Dhe kur, pas disa vitesh, Krimea u ngrit kundër një grushtshteti të përgjakshëm dhe refuzoi të bashkëpunojë me rebelët, dhe mbajti një referendum për pavarësinë dhe bashkimin me Rusinë – Perëndimi tha ‘nuk mundet, integriteti territorial i shtetit është shkelur'”, theksoi Lavrov.

Analizë:

Referendumi u mbajt në mes të aneksimit të Krimesë nga Rusia. Referendumi pyeti votuesit nëse donin t’i bashkoheshin Rusisë si një subjekt federal, apo nëse dëshironin të rivendosnin kushtetutën e Krimesë të vitit 1992 dhe statusin e Krimesë si pjesë e Ukrainës. Data përfundimtare dhe zgjedhja e fletëvotimeve u caktuan vetëm dhjetë ditë para mbajtjes së referendumit. Para, gjatë dhe pas shpalljes së referendumit, gadishulli i Krimesë pa ushtarët rusë të pushtonin ndërtesat publike dhe instalimet ushtarake ukrainase. Kur u shpall referendumi, Mexhlisi i Popullit Tatar të Krimesë bëri thirrje për bojkotimin e referendumit.

Referendumi ishte i paligjshëm sipas Kushtetutës së Ukrainës. Nuk njihet nga shumica e vendeve, zakonisht për shkak të pranisë së forcave ruse. Trembëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votuan në favor të një rezolute që shpallte të pavlefshëm referendumin, por Rusia vuri veton ndaj tij dhe Kina abstenoi. Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua më vonë, me 100 vota pro kundrejt 11 kundër dhe 58 abstenime, e cila e shpalli referendumin të pavlefshëm dhe afirmoi integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërsa Kosova, një rast sui generis, më 1999 pas një krize humanitare, dhe pas spastrimit etnik e ku u përzunë mbi 1 milion refugjatë shqiptarë nga vendi i tyre NATO u detyrua te intervenonte për të ndaluar gjenocidin e shkaktuar nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq, i cili kishte shkaktuar krime mizore edhe në luftërat në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në kryesimin e presidentit Ahtisari të përkrahur nga Grupi i Kontaktit e ashtuquajtura Trojka, një përfaqesues nga Amerika, EU dhe Rusia bënë disa negociata në Vjenë dhe në fund erdhi propozimi i pavaresisë së Kosovës me të drejta maksimale për minoritetet.

Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë dhe sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtesisë u konstatua që nuk është bërë shkelje e të drejtës ndërkombëtare për pavarësi.

https://www.icj-cij.org/case/141

/G. Venhari – The Geopost

Continue Reading

Previous: Dezinformatë e radhës për FSK-në në “RT Balkan”, pretendohet se britanikët dërgojnë shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Ukrainë
Next: Ministri serb i Mbrojtjes me dezinformatë për Policinë e Kosovës

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

The Geopost April 9, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.