Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Sulmi në Moskë, ISIS mori përgjegjësinë –  Zakarova dezinformon: Sulmuesit dëshironin të fshiheshin në Ukrainë, ia kanë kaluar edhe Kosovës

The Geopost March 23, 2024 2 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maria Zakharova po përdor sulmin terrorist në Moskë për të fajësuar Ukrainën. Ajo dezinformoi se sulmuesit e dyshuar të këtij sulmi kishin në plan të fshiheshin në Ukrainë dhe e lidhi me Kosovën.

Çka tha Zakharova?

“Terroristët që morën pjesë në sulmin në Moskë janë arrestuar jo shumë larg kufirit ukrainas, tha se Ukraina ka tejkaluar edhe të ashtuquajturën Kosovë për nga terrorizmi. I njëjti vend që, në duart e regjimeve liberale perëndimore, është kthyer në një qendër të përhapjes së terrorizmit në Evropë për dhjetë vjet, duke ia kaluar edhe Kosovës në çmenduri ekstremiste. Tani ne e dimë se në cilin vend këta bastardë gjakatarë planifikonin të fshiheshin nga persekutimi – në Ukrainë”.

Analiza:

Zakharova deklaron rrejshëm se sulmuesit kanë tentuar të fshiheshin në Ukrainë kur përgjegjësinë për sulmin terrorist tashmë e ka marrë grupi militant i ISIS-it. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të postuar në kanalet e lidhura në rrjetet sociale. Rusia nuk po sulmohet për herë të parë nga ISIS. Në rrethimin e shkollës në Beslan të vitit 2004, militantët islamikë morën peng më shumë se 1000 njerëz, duke përfshirë qindra fëmijë.

Zakharova gjithashtu dezinformoi kur e lidhi këtë me Kosovën sepse nuk ka të bëjë asgjë me të. Kosova është e sigurt sa i përket terrorizmit, ndërsa ajo vazhdon bashkëpunimin e saj kundër terrorizmit me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar si anëtare e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in. Qeveria e Kosovës ka të hartuara edhe disa strategji me plane veprimi kundër terrorizmit.

Prejse u raportua sulmi terrorist në Moskë në media e rrjete sociale filloi një sulm me dezinformata duke akuzuar Ukrainën për përfshirje. Dezinformatat e tilla po vijnë edhe nga Kremlini zyrtar pa asnjë bazë.

Akuzat për përfshirje i ka mohuar kategorikisht Ukraina, të cilat i quajti absurde. Kjo fillimisht u mohua nga drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, dhe më pas përmes një deklarate të re Mykhaylo Podolyak ,një ndihmës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se versionet e shërbimeve speciale ruse në lidhje me Ukrainën janë absolutisht të paqëndrueshme dhe absurde.

/G. Venhari, The Geopost

Continue Reading

Previous: Në mediat sociale nis dezinformimi se një ukrainas qëndron pas sulmit terrorist në Moskë, pasaporta rezulton të jetë false
Next: Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.