Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

The Geopost March 25, 2024 2 min read
Share the news

Dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas nisën ndaj NATO-s, pë rtë përfunduar me sulmin terrorist, që ndodhi të premten në Moskë, e I cili u shfrytëzua për keqinformim.

Java nisi me dezinformatën e ish-shefit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili dezinformoi duke thënë se “NATO kërkon t’i imponojë Serbisë qeverinë e saj për të luftuar Rusinë”.

I sanksionuari i ShBA-së, ka dezinformuar se gjoja “NATO po bën gjithçka për t’iu imponuar serbëve një qeveri që do të kundërshtonte Rusinë, pavarësisht vullnetit të popullit serb”, derisa dihet se Perëndimi përzihet në formimin e qeverive e aq më pak në Serbi ku në zgjedhjet e fundit pati aq shumë parregullsi, për çka pati edhe një rezolutë të Parlamentit Evropian ku theksoheshin shkeljet e shumta.

Pastaj, ishte zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova që vazhdoi narracionin e rrejshëm kundër NATO-s për intervenimin në luftën e Kosovës ku tha se ai u bë me pretekst të akuzave të pabaza.

Me dezinformata u mor edhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, i cili tha në një konferencë për media se NATO kreu agresion kundër ish-Jugosllavisë në vitin 1999. Ai dezinformoi derisa tërhoqi edhe një paralele mes Kosovës dhe Ukrainës për të cilat tha se NATO punoi që Kosovën ta bëjë anti-serbe dhe Ukrainën anti-ruse.

E pas sulmit terrorist të së premtes në Moskë, ku mbetën mbi 100 të vrarë, nisi dezinformimi se një ukrainas qëndron pas sulmit terrorist në Moskë, porse rezultoi që pasaporta e tij ishte falso. Kjo ID ishte përdorur edhe më herët për të përhapur dezinformata. Imazhi u përdor për të dezinformuar se kinse zyrtarët rusë kishin gjetur autorin pas shpërthimit të urës së Kerçit në Krime.

Ndonëse grupi terrorist ISIS e mori përgjegjësinë për këtë sulm në Moskë, zëdhënësja e Jashtme rusë, Maria Zakharova keqinformoi se gjoja sulmuesit dëshironin të fshiheshin në Ukrainë, derisa përmendi edhe Kosovën.

“Terroristët që morën pjesë në sulmin në Moskë janë arrestuar jo shumë larg kufirit ukrainas, tha se Ukraina ka tejkaluar edhe të ashtuquajturën Kosovë për nga terrorizmi. I njëjti vend që, në duart e regjimeve liberale perëndimore, është kthyer në një qendër të përhapjes së terrorizmit në Evropë për dhjetë vjet, duke ia kaluar edhe Kosovës në çmenduri ekstremiste. Tani ne e dimë se në cilin vend këta bastardë gjakatarë planifikonin të fshiheshin nga persekutimi – në Ukrainë”, dezinformoi ajo.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Sulmi në Moskë, ISIS mori përgjegjësinë –  Zakarova dezinformon: Sulmuesit dëshironin të fshiheshin në Ukrainë, ia kanë kaluar edhe Kosovës
Next: Dezinformimi i ambasadorit rus në Beograd për numrin e viktimave në vitin 1999: Bombardimet e NATO-s shkaktuan vdekjen e më shumë se 2500 personave

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit

The Geopost September 17, 2026
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë

The Geopost September 17, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.