Një lajm i rremë ka filluar të përhapet në mediat sociale pas sulmit terrorist në Moskë të Rusisë që vrau 40 persona e plagosi 100 të tjerë. Në disa postime është shpërndarë një pasaportë dhe një ID kinse e një qytetari ukrainas se qëndron pas këtij sulmi.
Çka po shpërndahet në rrjetet sociale?

Një imazh i një karte identiteti ukrainas me emrin Samuel Hydenko është shpërndarë në shumë profile dhe gjithashtu edhe media se qëndron pas sulmit në Crocus City Hall në Moskë.
Analiza:
Gjithçka është e falsifikuar. Numri i kartës së identitetit në këndin e poshtëm djathtas përbëhet tërësisht nga zero, ashtu siç është në mostrat e kartave të identitetit ukrainas. Kopjet online të këtyre mostrave gjenden lehtësisht në Ëikipedia dhe gjetkë. Gjithashtu, nënshkrimi dhe data e skadencës në kartën e identitetit të autorit të dyshuar janë identike me mostrat online. Për më tepër, pjesa e sipërme e gjoksit të personit në foto është e zhveshur, gjë që vështirë se do të ishte e pranueshme për ndonjë autoritet. Gjithashtu, drejtshkrimi i mbiemrit në anglisht nuk ndjek rregullat ukrainase për transliterimin e emrave në alfabetin latin.
Kjo ID ishte përdorur edhe më herët për të përhapur dezinformata. Imazhi u përdor për të dezinformuar se kinse zyrtarët rusë kishin gjetur autorin pas shpërthimit të urës së Kerçit në Krimenë e pushtuar në vitin 2022.
/G.Venhari-The Geopost/

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu