Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dezinformuar se është Kosova ajo që po dëshiron luftë, ndërsa Serbia paqen. Po ashtu ai ka vazhduar me propagandën se në Kosovë po ndodh spastrim etnik ndaj serbëve.
Çka deklaroi Vuçiq?
“Nuk ka pasur dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse Prishtina nuk e ka dashur atë”, dhe ka shtuar se “në Prishtinë flitet për luftë, por Serbia nuk dëshiron luftë.”
“Ne nuk na pëlqen të shkojmë në luftë dhe nuk planifikojmë të shkojmë në luftë, ne duam vetëm të ruajmë Kushtetutën tonë, interesat jetike kombëtare dhe shtetërore, respektimin e shqiptarëve, bisedimet dhe zgjidhjen e problemeve me dialog. Kam frikë se nuk kemi pasur dialog pikërisht sepse njëra palë, e cila nuk është serbe, nuk e ka dashur atë dialog”, tha ai.
Ai tha se beson se rrethanat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se, siç tha, “dikush do ta kuptojë mirë se të gjithë mubnd të përfitojnë nga dialogu, por edhe nga kompromisi”.
“Zgjidhja e punëve me kërcënime, spastrim etnik i serbëve në radhë të parë nga veriu i Kosovës nuk është politikë serioze dhe nuk sjell ndonjë rezultat të mirë”.
Këto deklarata Vuçiq i bëri nga Gjeneva e Zvicrës kur u pyet mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
https://www.vesti-online.com/vucic-u-pristini-se-prica-o-ratu-a-u-beogradu-o-razvoju/?
Analiza:
Vuçiq ka dezinformuar kur thotë se është pala e Kosovës ajo që do luftë, ndërsa është vetë Serbia e cila përdor vazhdimisht gjuhë përçarëse dhe se si “duhet të mbrohet populli serb në Kosovë”. Vuçiq kishte dërguar ushtrinë në kufi me Kosovën sa herë që ka pasur tensione në veri të Kosovës, të cilat janë nxitur nga bandat e kontrolluara të tij dhe me urdhër të tij. Këto veprime të tij ishin parë si kërcënime për luftë.
Vuçiq kur thotë se “ne vetëm ruajmë Kushtetutën tonë” nënkupton që pjesë e territorit të saj është Kosova që është gjuhë e qartë për mos pranimin e kufijve të Kosovës.
Gjithashtu, Vuçiq dezinformon që pala kosovare nuk po pranon të dialogojë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar disa herë që Serbia të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit dhe për të nisur zbatimin e pikave të saj, por ka qenë pikërisht Vuçiq që ka refuzuar duke u tallur se e ka “dorën e sëmurë”.
https://www.evropaelire.org/a/albin-kurti-serbia-marreveshja-e-ohrit-/32378952.html//N.A/

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën