Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko dezinformon se NATO po planifikon hapur një konflikt të armatosur me Rusinë, duke pretenduar se “planet e mbrojtjes rajonale janë miratuar” dhe se “rrugët logjistike për transferimin e trupave dhe armëve përtej Atlantikut janë duke u shqyrtuar. “
Çfarë tha Grushko:
“Tani anëtarët e NATO-s kanë pushuar së fshehuri se po përgatiten për një konflikt të mundshëm të armatosur me Rusinë, janë miratuar planet e mbrojtjes rajonale, janë formuluar detyra specifike për të gjitha komandat ushtarake të bllokut. Ajo po shqyrton rrugët logjistike për transferimin e trupave dhe armëve përtej Atlantikut në vendin ku ruhen armët”, tha Grusko në një intervistë për RIA Novosti.
Analiza:
Planet e mbrojtjes rajonale të NATO-s, të cilave Grushko iu referohet, synohen ekskluzivisht për mbrojtjen e anëtarëve të aleancës. NATO nuk po përgatitet për një sulm ndaj Rusisë, gjë që duket qartë nga të gjitha njoftimet e deritanishme të Aleancës.
Sa i përket ushtrimeve logjistike për transferimin e trupave, këto janë procedura standarde për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efektiv në rast të një kërcënimi ndaj vendeve anëtare të NATO-s. Sipas ekspertëve ushtarakë, këto stërvitje kryhen rregullisht dhe nuk kanë për qëllim specifikisht Rusinë.
https://www.nato.int/cps/en/natohq/222847.htm?
Qëllimi kryesor i NATO-s mbetet parandalimi i konfliktit, jo provokimi i tij, si dhe garantimi i sigurisë së anëtarëve të saj.
Pas fillimit të pushtimit rus në vitin 2022, NATO forcoi aftësitë e saj mbrojtëse në krahun lindor, duke vendosur trupa shtesë dhe duke rritur gatishmërinë për të mbrojtur anëtarët e saj./G. Venhari- The Geopost/

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman