Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Analisti boshnjak Galijasheviq në vijë me narrativën ruse, fajëson Perëndimin për sulmin në Moskë: Sulmuesit nuk ishin xhihadistë

The Geopost March 29, 2024 2 min read
Share the news

Analisti nga Bosnje e Hercegovina, Dzevad Galijasheviq ka dezinformuar se sulmuesit në Moskë nuk janë xhihadistë, duke synuar që t’i përshtatet narrativës së Rusisë, sipas së cilës kjo e fundit fajëson Ukrainën dhe Perëndimin për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë.

Çka deklaroi Galijasheviq?

“Sulmuesit e Moskës nuk janë islamikë. Ky nuk është një grup i organizuar terrorist, këta njerëz janë mbledhur disa ditë para ekzekutimit”. Dikush mund të njohë dorëshkrimin e shërbimeve të inteligjencës si CIA, Mi-6, megjithëse nuk duhet përjashtuar as Mossad. Gjithashtu ka mundësi që ukrainasit kanë shënuar në fushë dhe kanë dhënë informacion për sulmuesit, se ata kanë luajtur rolin e tyre. Vështirë të besohet se një taksist dhe një floktar i dështuar mund të veprojnë si ushtarë, të vrasin 150 njerëz, të gjuajnë 500-600 plumba, të sillen si ushtarë dhe asgjë nuk shkruhet në biografitë e tyre. Është e mundur që ne të kemi vetëm një pjesë të grupit dhe jo të gjithë autorët.”

Analiza:

Galijasheviq  po dezinformon me këtë deklaratë dhe e ndihmon narracionin rus duke ia drejtuar gishtin dikujt tjetër dhe jo ISIS-it i cili ka marrë publikisht përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë. Pak kohë pasi ndodhi sulmi Rusia drejtoi gishtin kah Ukraina pa pasur ndonjë provë dhe duke fajësuar Ukrainën, zyrtarët rusë u përpoqën ta fajësonin edhe Perëndimin. Para gjykatës ruse kanë dalë katër të dyshuarit për sulmin terrorist, disa prej të cilëve kanë pranuar se janë nxitur nga eksponentë të grupit islamik për të kryer sulmin në Rusi. Katër sulmuesit e dyshuar janë nga Taxhikistani dhe kanë banuar në Rusi.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Patriarku rus dezinformon për sulmin terrorist në Moskë: Ka skenarë ndërkombëtarë kundër Rusisë, si NATO kundër Jugosllavisë
Next: Mediat serbe përhapin dezinformata për sulmin terrorist në “Crocus City Hall”

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit

The Geopost February 27, 2026
Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës

The Geopost February 18, 2026
Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë 3 min read
  • Fact Checking

Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë

The Geopost February 16, 2026
Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit 3 min read
  • Fact Checking

Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit

The Geopost February 13, 2026
Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër 2 min read
  • Fact Checking

Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër

The Geopost February 11, 2026
Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi

The Geopost February 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.