Në mediat serbe po përhapet dezinformata nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse se administrata e Joseph Biden po shton përpjekjet e saj për të krijuar një pamje të shtrembëruar të sulmit terrorist në “Crocus City Hall”.
Sipas Alo, Vecernje Novosti dhe Sputnik:
“Administrata e Joseph Biden ka shtuar përpjekjet për të krijuar një imazh të shtrembëruar të sulmit terrorist në “Crocus City Hall”, raportoi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR).
Sipas informacionit të marrë, Departamenti i Shtetit, agjencitë e inteligjencës amerikane, OJQ-të e lidhura dhe mediat janë ngarkuar të heqin të gjitha dyshimet në lidhje me përfshirjen e Vladimir Zelensky dhe rrethit të tij në krim”.

Analiza:
Deklarata është pjesë e një narrative më të gjerë ruso-nacionaliste që kërkon të diskreditojë Zelenskyn dhe të fajësojë Ukrainën për akte terroriste, përfshirë sulmin e fundit në Moskë. Shërben për të përhapur dyshime dhe të pavërteta në lidhje me legjitimitetin e regjimit të Zelensky dhe mbështetjen e SHBA për Ukrainën.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka asnjë bazë konkrete provuese për këto pretendime dhe se një keqinformim i tillë synon të forcojë ndikimin rus në rajon dhe të minojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën./The Geopost/

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu