Një serb dyshohet se është plagosur në zonën e Leposaviqit dhe më pas është rrëmbyer nga xhandarmeria serbe, ka bërë të ditur të hënën Policia e Kosovës në një komunikatë për media.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën, më 1 nëntor 2025.
“Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe. Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës bën të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante dhe me organet e drejtësisë, ku në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti./The Geopost

Shormaz: Vuçiq rrëshqet teksa mbron aferën “Safari Sniper”, zbulon rolin e tij
Ushtria ukrainase me 600,000 burra mbetet e dyta më e madhe në Evropë
Nga minierat te centralet diellore, projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan
BE-ja përcakton elementët kryesorë të bllokut për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë
Rubio i quan bisedimet si më frytdhënëset deri tani pasi Trumpi kritikoi Ukrainën
Persekutimi i të krishterëve nga autoritetet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës dhe vendosja e monopolit të Kishës Ortodokse Ruse