Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar sot marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në Shqipëri nga tre ministrat e mbrojtjes, Pirro Vengu, Ejup Maqedonci e Ivan Anushiq.
Kjo marrëveshje do të jetë e shtrirë në katër pika: Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike dhe Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.
“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin, ne u tregojmë qe jemi së bashku dhe nuk do te lejojmë qe askush të destabilizoi rajonin. Rëndësia e këtij bashkëpunimi shtrihet edhe në rrafshin tjetër, veçanërisht në aspektin e industrisë së mbrojtjes dhe shkëmbimit të personelit në aspektin e trajnimit e po ashtu mbështetjen e pa rezervë të dy vendeve për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha Maqedonci.
Ai shtoi se ky angazhim i përbashkët mundëson edhe hap rrugë që edhe vendet tjera t’i bashkëngjiten kësaj përpjekje tonë të përbashkët për paqe, stabilitet e më shumë siguri.
“Falënderoj ministrin e Shqipërisë dhe Kroacisë për ketë nisme, vlerësoj se kjo marrëveshje është e para trilaterale ne rajon. Edhe njëherë, kjo marrëveshje është mesazh për çdo vend i cili ka qellim destabilizimin, ne jemi bashkë dhe presim që të bashkohen edhe vende të tjera”, ka theksuar Maqedonci.
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq u shpreh se për një kohë të shkurtër kanë arritur të bëjnë shumë gjëra për tre shtetet.
“Falënderoj për çdo gjë që kemi bërë deri tani së bashku dhe një kohë shumë të shkurtër kemi arritur të bëjmë shumë gjëra për tre shtetet tona. Shpresoj që deklarata jonë të zgjerohet edhe më shumë dhe të kemi rezultate”, tha Anushiq. /Telegrafi/

Në Ballkan testohet siguria e Evropës, tha kryeministri britanik në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit
Ukraina dhe Suedia nënshkruajnë kontratë afatgjatë për deri në 150 avionë luftarakë Gripen për Kievin
Parlamenti Evropian në projekt-rezolutën për Serbinë mbështet të drejtën e qytetarëve për protesta
Polonia arreston tetë persona për sabotim të dyshuar të lidhur me Rusinë, thotë Kryeministri Tusk
Asnjë takim Trump-Putin në të ardhmen e afërt – ja pse
BE-ja përgatit rrugë të reja tregtare — dhe një sfidë për Pekinin dhe Moskën — në Samitin e Luksemburgut