Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Paunoviq s’ndalet: Jo vetëm që nuk kërkon falje, por e rikonfirmon deklaratën për “spastrimin etnik” të Kosovës

The Geopost July 24, 2026 4 min read
Share the news

Ministrja serbe për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka thelluar edhe më tej skandalin e shkaktuar nga deklaratat e saj për Kosovën, duke mos kërkuar falje, por duke e rikonfirmuar publikisht qëndrimin se do të kryente “spastrimin etnik” të Kosovës. Derisa foli për Euronews Serbia, ajo deklaroi se edhe sot do ta “spastronte etnikisht Kosovën nga terroristët”, duke këmbëngulur se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se kishte pasur parasysh vetëm ushtarët e UÇK-së.

Ndonëse deklarata e saj fashiste nxiti reagime të shumta në Kosovë, rajon e BE, Paunoviq tha se nuk sheh asgjë të diskutueshme në qëndrimin e saj, duke pretenduar se i ishte referuar “terroristëve”.

Ajo madje e përsëriti këtë qëndrim, duke deklaruar se në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën: “Në vitin 1998 do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën… Ndërkohë tani është viti 2026. Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën nga terroristët!”

“Kush guxon ta bëjë këtë? Kush është ai në Evropë që guxon të merret me këtë çështje në këtë mënyrë, ose edhe më keq, të mos merret fare me këtë, por të merret me një ministre që ka thënë: ‘Ah, në vitin 1998 do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën…’. Ndërkohë tani është viti 2026. Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën nga terroristët! Po, do ta kisha bërë – jo vetëm Kosovën, por do ta pastroja tërë botën nga terroristët për hir të viktimave të pafajshme, gjithmonë! Çfarë ka këtu të diskutueshme?”, deklaroi ajo të premten.

Megjithatë, në të drejtën ndërkombëtare dhe në praktikën e tribunaleve ndërkombëtare, termi “spastrim etnik” përdoret për të përshkruar largimin me forcë të një popullsie civile nga një territor për shkak të përkatësisë etnike, fetare ose kombëtare. Ai nuk përdoret për operacione kundër personave të cilësuar si terroristë, çka edhe më parë, e ka bërë deklaratën e Paunoviqit objekt kritikash dhe reagimesh.

Ndërkohë, Paunoviq, në paraqitjen e saj të sotme televizive, nuk u ndal vetëm në përpjekjen për të arsyetuar deklaratën e saj të mëparshme për “spastrimin etnik të Kosovës”, por adresoi edhe një sërë deklaratash të reja kontroverse ndaj Bashkimit Evropian, institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve ndërkombëtarë.

Një nga kritikat më të ashpra ishte drejtuar komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila më herët kishte vlerësuar se deklaratat e ministres janë të papranueshme për një anëtare të Qeverisë së Serbisë.

Ajo e akuzoi Kos për qasje selektive, duke pretenduar se nuk ka reaguar asnjëherë për pozitën e serbëve në Kosovë apo për, sic pretendoi ajo, sulmet ndaj komunitetit serb.

“Që Marta Kos ka reaguar, është e drejta e saj. Më vjen keq që ajo nuk ka reaguar kurrë ndaj thirrjeve tona për ta ndalur terrorin ndaj serbëve, i cili, sipas saj, zhvillohet hapur para syve të gjithë opinionit botëror, ndërsa të gjithë heshtin. Më vjen keq që nuk ka pyetur kurrë se kush janë vrasësit e fëmijëve në Bistricë të Gorazhdecit; më vjen keq që nuk ka pyetur kush qëlloi mbi djalin që vetëm po mbante badnjakun. Ka shumë gjëra për të cilat më vjen keq. Më vjen keq që nuk pyet se si është e mundur që nga 250 mijë serbë asnjëri nuk është kthyer, se që nga viti 2006 nuk kanë ku të kthehen. Më vjen keq që nuk pyeti: ‘Pse i shkatërruat varrezat, çfarë ju kishin bërë të vdekurit?’ Më vjen keq që nuk pyet: ‘Nga ju lindi ideja të krijoni Kishën Ortodokse të Kosovës?’ e kështu me radhë”, tha Paunoviq teksa kritikoi e akuzoi Kos.

Derisa shkoi edhe më larg, Paunoviq tha se “nuk do ta shpreh mendimin e saj personal për Marta Kos, pasi respekton institucionet”.

“Nëse ky është qëndrimi personal i zonjës Marta Kos, është legjitim. Unë nuk do ta shpreh mendimin tim personal për të, duke respektuar institucionet, por një gjë është e sigurt: për një bashkëjetesë cilësore në Evropë, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, unë kam luftuar shumë më gjatë dhe shumë më intensivisht sesa zonja Marta Kos. Nuk mendoj se jam më e madhe se ajo, por se kam qenë dikush që e ka kuptuar se, pavarësisht të gjitha plagëve, duhet ecur përpara. Kjo ishte ajo që jam përpjekur të bëj”, pretendoi Paunoviq.

Ajo sërish shtrembëroi të vërtetën duke u munduar të dezinformojë se gjoja më ’99 u krye “spastrim etknik ndaj serbëve, në vitin 1999”. Madje, ajo dezinformoi sërish duke pretenduar rrejshëm se, “spastrimi etnik ndaj serbëve vazhdon edhe sot”.

“A kam pasur sukses? Nëse flasim për territorin nga i cili jam dëbuar, jo. Përkundrazi, jemi kthyer prapa. Ai spastrim etnik që, u bë ndaj serbëve në vitin 1999, e më pas u thellua në vitin 2004, vazhdon ende edhe sot. Edhe kjo fushatë kundër meje është në një masë të madhe përpjekje për të ushtruar presion shtesë”, pretendoi Paunoviq.

Kujtojmë se, Paunoviq, për deklaratat skandaloze për spastrim etnik të Kosovës i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por jo shqiptarëve.

Ndërkaq, më 16 korrik, është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e Paunoviqit nga pozita e ministres në Serbi.

Tags: Kosova Serbia Snezhana Paunoviq

Continue Reading

Previous: Një grup kongresistësh amerikanë nuk duan që Beogradi të jetë nikoqiri i asamblesë së OSBE-së
Next: Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq

Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq 2 min read
  • Ballkan
  • News

Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq

The Geopost July 24, 2026
Një grup kongresistësh amerikanë nuk duan që Beogradi të jetë nikoqiri i asamblesë së OSBE-së 3 min read
  • Botë
  • News

Një grup kongresistësh amerikanë nuk duan që Beogradi të jetë nikoqiri i asamblesë së OSBE-së

The Geopost July 24, 2026
Ukraina kërkon mbledhje urgjente të KS-së pas sulmeve ruse në Detin e Zi 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina kërkon mbledhje urgjente të KS-së pas sulmeve ruse në Detin e Zi

The Geopost July 24, 2026
Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti 2 min read
  • News

Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

The Geopost July 24, 2026
Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA? 11 min read
  • Botë
  • News

Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA?

The Geopost July 24, 2026
Rrënimet buzë liqenit: Dosja që nuk e lexuan 20 min read
  • Ballkan
  • News

Rrënimet buzë liqenit: Dosja që nuk e lexuan

The Geopost July 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.