Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

The Geopost October 27, 2026 2 min read
Share the news

Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka deklaruar se Sllovenia nuk do të mbështesë asnjë përparim të mëtejshëm drejt anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, derisa Beogradi të dorëzojë arkivat e ish-shërbimeve sekrete jugosllave që kanë të bëjnë me Slloveninë.

Ai e bëri të ditur këtë qëndrim në platformën e rrjeteve sociale X, një ditë pas zgjedhjeve në Serbi, në një kohë kur çështja e rrugëtimit evropian të këtij vendi po shtrohet sërish.

Ndonëse Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më herët se “dera e BE-së është e hapur” për Serbinë, mesazhet nga Sllovenia tregojnë se vazhdimi i negociatave nuk do të jetë i mundur pa zgjidhur çështjet e mbetura pezull midis dy shteteve.

Teksa mirëpriti mundësinë që autoritetet e reja serbe të përshpejtojnë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Jansha vendosi njëkohësisht një kusht të qartë.

“Ne nuk do të japim pëlqimin tonë për asnjë përparim, derisa Serbia t’i dorëzojë Sllovenisë të gjitha arkivat e Udba-s, SDV-së, APJ-së, ZSNZ-së dhe shërbimeve të tjera të ish-RSFJ-së që lidhen me Slloveninë”, deklaroi Jansha.

The GeoPost

Eventuelno odločitev novih oblasti v Srbiji za pospešitev pogajanj za vstop v EU bomo pozdravili.
Vendar ne bomo dali soglasja za kakršenkoli napredek, dokler Srbija ne izroči Sloveniji vseh arhivov Udbe, SDV, JLA, ZSNZ in ostalih nekdanjih služb SFRJ, ki se nanašajo na 🇸🇮.

— Janez Janša (@JJansaSDS) October 26, 2026

Tags: Serbia Sllovenia

Continue Reading

Previous: Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Next: Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij

Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi

The Geopost October 27, 2026
Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90 4 min read
  • Ballkan

Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90

The Geopost October 27, 2026
Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij 3 min read
  • Ballkan

Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij

The Geopost October 27, 2026
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës? 8 min read
  • Ballkan

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.