Rusia ka porositur dhjetëra mijëra pasaporta të reja diplomatike në një mashtrim të dyshuar për të lejuar zyrtarët dhe spiunët, si dhe dhe bashkëshortet e tyre të anashkalojnë sanksionet e vendosura nga perëndimi.
Ministria e Jashtme në Moskë ka kërkuar shtypjen e shpejtë të pothuajse 175,000 dokumenteve së udhëtimit të elitës me një kosto prej 3.3 milionë funte.
Megjithatë, ministria e kryesuar nga përkrahësi i i ashpër i luftës në Ukrainë Sergei Lavrov, nuk ka më shumë se 15,000 punonjës, nga të cilët vetëm një në tre duhet të kualifikohet për statusin diplomatik.
Një raport i medias opozitare SOTA ka thënë se sipas ligjeve ruse punonjësit e shërbimit të sigurisë FSB – pasardhësi më i madh i KGB-së së kohës sovjetike, kualifikohen për pasaporta diplomatike kur janë në misione të huaja. Po kështu edhe oficerët e FSO, një shërbim mbrojtës që ruan Vladimir Putinin dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët të gjithë mund të kërkojnë pasaporta prestigjioze, të cilat mund të shpejtojnë udhëtimin dhe të shmangin vizat në disa vende.
Bashkëshortët gjithashtu mund të kualifikohen, por po ashtu edhe mijëra nëpunës civilë që punojnë për burokracinë e Kremlinit të Putinit.
Urdhri i ri i Ministrisë së Jashtme vjen mes sanksioneve të paprecedentanga Perëndimi që kufizojnë opsionet e udhëtimit për shumë nga elita ruse./dailymail

Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës
Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë
Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit
Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër
Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi
Zaharova përhap narrativë të rreme për “shpalljen e serbëve të huaj” në Kosovë