Ndërkohë që ditët e fundit në shumicën e qyteteve të botës janë mbajtur protesta në mbështetje të Ukrainës, nga Beogradi po vijnë imazhe krejtësisht të ndryshme kundër Rusisë. Në kryeqytetin serb, mijëra protestues pro-rusë dolën në rrugë për të shprehur mbështetjen për pushtimin rus të Ukrainës.

Protestuesit marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit serb me flamuj rusë dhe fotografi të Vladimir Putinit.
Të mbledhurit brohoritën mesazhe në mbështetje për Rusinë, ndërsa pjesëmarrësve në protestë iu drejtuan nga skena përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga “Patrola Popullore” dhe Mladen Obradovic nga “Obraz”.
Ata nga protesta thanë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë, do të përgjigjen në një numër shumë më të madh.
Me rastin e protestës në mbështetje të agresionit rus, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u shpreh dhe as nuk e dënoi protestën.
Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën Viola von Cramon ka reaguar ndaj protestës në mbështetje të agresionit rus, duke e cilësuar një protestë të tillë irrituese dhe të tmerrshme.
Një mural me imazhin e Vladimir Putin u zbulua dje në Beograd, në të njëjtin vend ku vitin e kaluar u pikturua një mural me imazhin e Ratko Mlladiq, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë para Tribunalit të Hagës.

Supozohet se protestat në mbështetje të agresionit rus kundër Ukrainës, si dhe murali me imazhin e Putinit, e bënë Vuçiqin, përmes njerëzve të tij “fshehurazi” të bëjë atë që ai mendon realisht, dhe kjo është krijimi i mbështetjes universale për politikën ruse, por gjithashtu që presidenti serb të tregojë besnikëri ndaj kolegut rus.

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi