Ekspertët ndërkombëtarë janë në një mision për të parandaluar një aksident në një central bërthamor, të kontrolluar nga Rusia dhe po përpiqen të stabilizojnë situatën pas javësh granatime pranë objektit.
Zyrtarët rusë sugjeruan që qëndrimi i tyre mund të zgjaste vetëm një ditë – ndërsa ekspertët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe pala ukrainase treguan se do të zgjaste më gjatë.
“Misioni do të zgjasë disa ditë. Nëse do të kemi një prezencë të përhershme apo të vazhdueshme, atëherë prania jonë do të zgjerohet. Pjesa e parë e vizitës do të zgjasë disa ditë”, tha drejtori i Agjencisë, Rafael Grossi.
“Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme – të vlerësojmë situatën reale dhe të ndihmojmë në stabilizimin e saj sa më shumë që të jetë e mundur,” tha Grossi, duke shtuar se ekspertët kishin marrë garanci nga Rusia dhe Ukraina se do t’u jepej hyrje në zonën e luftës.
Termocentrali bërthamor në Zaporozhye ishte i pushtuar nga forcat ruse, por ende ka personel ukrainas. Kohët e fundit, furnizimi me energji elektrike u ndërpre për shkak të një zjarri, duke lënë të gjithë rajonin në errësirë dhe duke rritur frikën për një fatkeqësi të ngjashme me Çernobilin.
Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushenko tha se Kievi po kërkon ndihmë ndërkombëtare për të çmilitarizuar zonën.
“Ne besojmë se misioni është një hap i rëndësishëm drejt kthimit të uzinës nën kontrollin e qeverisë ukrainase deri në fund të vitit,” tha ai për AP. “Ne kemi informacione se rusët po fshehin praninë e tyre ushtarake atje, kështu që ne duam që të kontrollohet.”
Zaporozhye është një burim kyç i energjisë në Ukrainë. Kievi dhe Moska akuzojnë njëri-tjetrin për granatimet e zonës përreth termocentralit bërthamor dhe rreziku është aq i madh sa autoritetet lokale kanë filluar të shpërndajnë pilula jodi kundër rrezatimit për banorët e afërt, për çdo rast./AP

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi