Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se ai foli me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov të premten me telefon dhe i kërkoi Moskës të pranonte një ofertë të Shteteve të Bashkuara për lirimin e yllit të basketbollit të femrave, Brittney Griner dhe një të burgosuri tjetër amerikan, Paul Whelan.
Ishte biseda e parë e sekretarit Blinken me homologun e tij rus që para sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt.
Zoti Blinken nuk dha detaje të përgjigjes së ministrit Lavrov ndaj asaj që ai e kishte quajtur më parë një “propozim thelbësor” për Rusinë për të liruar shtetasit amerikanë Brittney Whelan dhe Paul Griner.
Sekretari Blinken kishte kërkuar publikisht thirrjen telefonike dhe parashtroi ofertën për Rusinë, që njerëzit e njohur me të thonë se përfshin një shkëmbim me trafikantin e dënuar rus të armëve Viktor Bout.
Sekretari Blinken e përshkroi thirrjen telefonike si “një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë” të përqendruar kryesisht në propozimin për lirimin e amerikanëve.
“I kërkova ministrit të Jashtëm Lavrov që të pranojë propozimin. Nuk mund t’ju jap një vlerësim nëse kjo mund të realizohet”.
Sekretari Blinken tha gjithashtu se ai i kishte bërë trysni zotit Lavrov për rëndësinë që Rusia të zbatonte një marrëveshje për të lejuar dërgesat e grurit ukrainas të eksportohen nga Deti i Zi dhe e paralajmëroi atë për pasoja nëse Moska vazhdon me planet e dyshuara për të aneksuar pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore.
Sekretari Blinken tha se ia kishte bërë të qartë zotit Lavrov se bota “nuk do të njohë kurrë” ndonjë aneksim të territorit ukrainas, i cili sipas tij “do të rezultonte në kosto shtesë të konsiderueshme për Rusinë”.
Ai nuk pranoi të komentojë se si iu përgjigj zoti Lavrov mesazheve të tij.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj