E përditësuar – Ushtria e Serbisë është në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej ditësh po flet për një “sulm” dhe kështu ka krijuar tension dhe panik te serbët në Kosovë.
Pasuesit e tij përmes Listës Serbe tashmë po i zbatojnë fjalët e tij, në popull është krijuar tension dhe pasiguri.
Sa i përket palës kosovare, njësitë speciale të Policisë së Kosovës tashmë janë në veri, gjithçka është gati për aplikimin e reciprocitetit.
Presidenti i Serbisë e mirëpret këtë situatë sepse edhe një herë ka mundësi të tregohet si viktimë dhe si hero. Një viktimë për njerëzit nga perëndimi dhe BE, dhe një hero për serbët nga Kosova.
Sipas videove që qarkullojnë në Twitter, të shtëna armësh janë dëgjuar në Novi Pazar, në jug të Serbisë, afër kufirit me Kosovën.
Në veri të Mitrovicës, në prag të fillimit të reciprocitetit, kanë rënë sirenat e alarmit.
Qytetarët e Mitrovicës Veriore tashmë janë mbledhur një numër qytetarësh, të cilët kanë edhe mbështetjen e Vuçiqit dhe SL për këtë lloj aksioni.
Është bllokuar është edhe vendkalimi kufitar në Bërnjak./The Geopost

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit