Dallimi mes dy listave tregon qartë përmasat e humbjes politike të pushtetit. Studentët kanë 35 mandate më shumë se lista e Vuçiqit, ndërsa qytetarët, sipas këtyre projeksioneve, pas 14 vjetësh kanë vendosur të hapin një kapitull të ri.
Sipas të dhënave të CeSID-it dhe Ipsos-it, të bazuara në 56 për qind të mostrës së përpunuar, lista studentore ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa koalicioni i Vuçiqit ka marrë 39,3 për qind.
CeSID dhe Ipsos konfirmojnë epërsinë bindëse të studentëve
Projeksioni i ndarjes së mandateve tregon se lista studentore mund të fitojë 139 ulëse në Kuvend, ndërsa lista e Vuçiqit 104.
Nga listat e tjera zgjedhore, sipas të njëjtit projeksion, lista e Rasim Ljajiqit fiton një mandat, Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës tri mandate, SDA e Sanxhakut një mandat, ndërsa Koalicioni Shqiptar dy mandate.
Veçanërisht domethënës është fakti se lista e Ivica Daçiqit, “Faktori i Stabilitetit”, sipas këtij projeksioni, nuk ka arritur të fitojë asnjë mandat.
Koalicioni Shqiptar fiton dy mandate
Sipas projeksioneve të CeSID-it dhe Ipsos-it, të bazuara në 56 për qind të mostrës së përpunuar, Koalicioni Shqiptar ka fituar 0,8 për qind të votave, duke siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë.
Kështu, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve do të kenë përfaqësimin e tyre në përbërjen e re të Kuvendit Popullor të Serbisë.
Pas 14 vjetësh, qytetarët kërkojnë ndryshim
Nata e zgjedhjeve u shoqërua me festime në shtabin e studentëve dhe në rrugët e qyteteve të ndryshme të Serbisë. Studentët e festuan fitoren me këngën “Serbia po zgjohet”, ndërsa qytetarët dolën në rrugë për të festuar rezultatin.
Vuçiqi tashmë e ka pranuar se lista e tij i ka humbur zgjedhjet, ndërsa projeksionet e fundit të CeSID-it dhe Ipsos-it konfirmojnë edhe më shumë përmasat e kësaj humbjeje.
Pas 14 vjetësh dominim politik, rezultati që tregojnë projeksionet e para përbën një goditje të madhe për pushtetin dhe një mesazh të fuqishëm të qytetarëve se duan një Serbi ndryshe. /The Geopost/

“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje
Pas 14 vjetësh bie regjimi i Aleksandar Vuçiq – lista studentore del fituese
“Frika po rritet” – deputetja britanike kërkon reagim nga Londra dhe Brukseli për situatën në Serbi
Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?
Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë