Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Kievi dhe Perëndimi synojnë zgjatjen e konfliktit me Rusinë

The Geopost May 3, 2024 2 min read
Share the news

Zëdhënësjs e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka dezinformuar për konferencën për Ukrainën në Zvicër, duke thënë se synimi i Rusisë është paqja, ndërsa ka bërë thirrje për izolim nga konferenca. Deklarata të tilla pasqyrojnë politikën e Rusisë për të injoruar dhe nënçmuar iniciativat ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit, në vend që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur paqen.

Çfarë tha Zakharova dhe raportoi Sputnik:

E konfirmojmë edhe një herë dhe theksojmë se Rusia nuk do të marrë pjesë në “samitet” zvicerane, as në fazat e para e as në ato të mëvonshme, pavarësisht nëse merr ftesë apo jo. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje partnerëve tanë nga vendet me shumicë të botës që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga pjesëmarrja në forume të tilla, në mënyrë që të mos përfshihen në provokime të reja anti-ruse nga Kievi dhe Perëndimi, që synojnë jo paqen, por zgjatjen e konfliktit me Rusinë.

Analiza:

Deklarata e Maria Zakharova është një shembull tipik i dezinformimit dhe manipulimit që vjen nga Rusia. Qëllimi i konferencës për Ukrainën është arritja e paqes në atë vend, jo të provokojë Rusinë apo ndonjë vend tjetër. Duke refuzuar pjesëmarrjen, Rusia po tregon mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje konstruktive për problemin. Kjo injoron nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të zgjidhur konfliktet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Ky qëndrim rus nuk kontribuon në ndërtimin e besimit dhe stabilitetit në rajon, por minon përpjekjet për paqe dhe bashkëpunim.

/G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: “Politika” dezinformon: Kosova e Ukraina po bashkëpunojnë në dëm të serbëve
Next: Top dezinformatat serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.