Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top dezinformatat serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

The Geopost May 6, 2024 2 min read
Share the news

Javën që lamë pas, deklarata e fundit të ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq në një tubim në Prishtinë u përdorë nga mediat serbe për dezinformata, duke e cilësuar si “sulm ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.

“Stipe Mesiq, kryetari i fundit i Kryesisë së RSFJ-së dhe ish-presidenti i Kroacisë, i është bashkuar ofensivës së gënjeshtrave dhe ofendimeve ndaj presidentit të Serbisë dhe vendit tonë, Aleksandar Vuçiq, nga tubimi në Prishtinë”, shkruante Kurir, kur dihet se  qëndrimet e Mesiqit, tregojnë se Kosova është faktor kyç në pengimin e ambicieve të Vuçiqit për krijimin e Serbisë së Madhe.

Dezinformata pati edhe për Perëndimin, nën pretendimin se “po e dërgon Bosnje e Hercegovinën drejt luftës.”

Të tilla ishin “paralajmërimet” e ambasadorit të Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, për mundësinë e konfliktit të armatosur në Bosnje dhe Hercegovinë, dezinformatë kjo që paraqet një tjetër përpjekje të Kremlinit për të destabilizuar rajonin e Ballkanit.

Se Kosova e Ukraina po bashkëpunojnë në dëm të serbëve, ishte dezinformata e radhës nga “Politika”, e cila shpesh akuzohet për raportime të njëanshme dhe përhapje të dezinformatave.

“Politika” dezinformoi se gjoja Ukraina dhe Kosova po bashkëpunojnë dhe se kjo ka pasoja negative për serbët dhe Rusinë. Pretendime këto të pabaza me qëllim manipulimin e opinionit publik.

Ky manipulim i informacionit i shërben makinës propagandistike ruse dhe minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe stabilizimin e rajonit.

Për më tepër, pretendimi se Perëndimi, pra NATO, po financon dhe ‘mbështet regjimet e Prishtinës, Kievit dhe Sarajevës’ është krejtësisht i pabazuar. Edhe pse Perëndimi u ofron mbështetje këtyre vendeve në forma të ndryshme, të pretendosh se këto vende janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit apo NATO-s është një shtrembërim i fakteve.

E zëdhënësja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova dezinformoi se “Kievi dhe Perëndimi synojnë zgjatjen e konfliktit me Rusinë”, shembull tipik i dezinformimit dhe manipulimit rus.

Kjo dezinformatë minon përpjekjet për paqe dhe bashkëpunim./G.Venhari-The  Geopost/

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon: Kievi dhe Perëndimi synojnë zgjatjen e konfliktit me Rusinë
Next: Medvedev dezinformon: Perëndimi po nxit drejt katastrofës globale

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.