Portali Politika shpesh akuzohet për raportime të njëanshme dhe përhapje të dezinformatave për çështje rajonale siç është situata në Kosovë dhe Ukrainë. Politika dezinformon se Ukraina dhe Kosova po bashkëpunojnë, ndërsa lë të kuptohet se kjo ka pasoja negative për serbët dhe Rusinë, por këto pretendime janë të pabaza dhe shërbejnë për përhapjen e dezinformatave dhe manipulimin e opinionit publik.
Çfarë shkruan Politika:
Ukraina dhe autoritetet në Prishtinë janë afruar më shumë kohët e fundit, gjë që nuk është për t’u habitur, ashtu siç nuk është për t’u habitur që gratë ukrainase janë të interesuara papritur për atë që po ndodh në Srebrenicë. Srebrenica dhe Kosova janë gjithmonë ‘në histori’ kur bëhet fjalë për shpalljen e serbëve kriminelë, ashtu siç përdoret Ukraina për t’i portretizuar rusët si “gjakpirës”. Kjo nuk është për t’u habitur, duke qenë se Perëndimi, pra NATO, është financuesi dhe sponsori i regjimit të Prishtinës, Kievit dhe Sarajevës.
Analiza:
Ky tekst synon të propagandojë një imazh negativ të Perëndimit, Kosovës, Kievit dhe Sarajevës, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet të justifikojë rolin dhe politikat e Rusisë në këto rajone. Ky manipulim i informacionit i shërben makinës propagandistike ruse dhe minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe stabilizimin e rajonit.
Për më tepër, pretendimi se Perëndimi, pra NATO, po financon dhe ‘mbështet regjimet e Prishtinës, Kievit dhe Sarajevës’ është krejtësisht i pabazuar. Edhe pse Perëndimi u ofron mbështetje këtyre vendeve në forma të ndryshme, të pretendosh se këto vende janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit apo NATO-s është një shtrembërim i fakteve./G.Vengari-The Geopost/

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”