Paralajmërimet e Dmitry Polyanskiy, ambasadori i Rusisë në OKB, për “seancen e vështirë” të mbrëmjes së sotme dhe mundësinë e konfliktit të armatosur në Bosnje dhe Hercegovinë paraqesin një tjetër përpjekje të Kremlinit për të destabilizuar rajonin e Ballkanit.
Çfarë tha Polyanskiy dhe raportoi Sputnik Serbia:
Bosnja dhe Hercegovina është në prag të konfliktit të armatosur për shkak të veprimeve të përfaqësuesve perëndimorë, të cilët po shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe dëshirës së tyre për të minuar pozitën e serbëve të Bosnjës. Në seancë, Rusia synon të bëjë një vlerësim të pakëndshëm për Perëndimin në këtë drejtim.

Analiza:
Paralajmërimi i Polyanskiy për “pragun e luftës” në Bosnje dhe Hercegovinë duhet parë si pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike ruse për të vënë në disavantazh Perëndimin. Pretendimet e tij vijnë në një kohë kur propaganda ruse kërkon të kundërshtojë rolin e Perëndimit dhe të hedhë dyshime mbi mbështetjen e tij për paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo seance është parë si një mundësi për të dënuar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të rajonit dhe për të riafirmuar përkushtimin e komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan./The Geopost/



Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”