Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin

The Geopost February 2, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani është “duke biseduar seriozisht” me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake dhe rritjes së prezencës së pajisjeve ushtarake amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

Teherani “po bisedon me ne dhe do ta shohim nëse mund të bëjmë diçka. Përndryshe, do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një flotë të madhe të nisur atje”, ka thënë Trump për Fox News më 31 janar.

“Ata po negociojnë”.

Më vonë, Trump u ka thënë gazetarëve se ata “po angazhohen me ne në bisedime serioze”.

Ende nuk është bërë e qartë se nën çfarë rrethanash janë duke u zhvilluar ato bisedime.

Trump ka thënë se administrata amerikane i ka informuar aleatët në rajon për mundësinë e sulmeve ushtarake, duke cituar shqetësimet për sigurinë.

“Nuk mund t’ua tregojmë planin. Nëse ua tregoj planin, do të ishte pothuajse aq keq sa t’ua tregoja juve mediave planin. Në fakt, do të ishte edhe më keq”.

Presidenti amerikan po shtyn përpara një qasje të ashpër kundër regjimit autokratik të Iranit, në kohën e shtypjes së protestave antiqeveritare në rrugët e Teheranit dhe qyteteve tjera iraniane.

Më 29 janar, ai ka thënë se Irani duhet t’i japë fund programit bërthamor dhe të ndalë “vrasjen e protestuesve”, duke pretenduar se këto kërkesa u janë përcjellë zyrtarëve iranianë.

Dy ditë më parë, Trump ka thënë se “armadë masive” është në drejtim të Iranit dhe që mund të veprojë “me shpejtësi” nëse është e nevojshme.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur aeroplanmbajtëse dhe aeroplanë ushtarakë drejt brigjeve të Iranit në ditët e fundit.

Për shkak të bllokimit të internetit në Iran është e vështirë që të vlerësohet numri i protestuesve të vrarë gjatë protestave masive, të cilat duken se janë zvogëluar në ditët e fundit.

Organizata për të drejta të njeriut HRANA, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se numri i të vrarëve shkon në mbi 6.000 ndërsa i të arrestuarve në mbi 49.000.

Disa media citojnë burime tjera që e çojnë numrin e të vrarëve në dhjetëra mijëra.

Irani është përfshirë nga trazira prej 28 dhjetorit 2025, pas nisjes së protestave paqësore në rrugët e Teheranit, përmes së cilave u kërkohej autoriteteve që të ndalnin inflacionin dhe të forconin valutën shtetërore, të zhvlerësuar së fundmi në nivele rekorde.

Tags: Iran SHBA

Continue Reading

Previous: BE shqyrton ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë që luftuan në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes së paqes
Next: BE-ja, paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë

SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028

The Geopost August 1, 2026
Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra 2 min read
  • Botë
  • News

Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra

The Geopost August 1, 2026
Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës

The Geopost August 1, 2026
“Hap konstruktiv drejt paqes”, BE mirëpret marrëveshjen për çarmatimin e Hamasit 2 min read
  • Botë
  • News

“Hap konstruktiv drejt paqes”, BE mirëpret marrëveshjen për çarmatimin e Hamasit

The Geopost August 1, 2026
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza 2 min read
  • Botë
  • News

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

The Geopost August 1, 2026
Trump thotë se është arritur marrëveshje për çarmatimin e Hamasit 5 min read
  • Botë
  • News

Trump thotë se është arritur marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

The Geopost July 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.