Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Raport nga Uashingtoni: 1.2 milion viktima ruse në luftën kundër Ukrainës tejkalojnë të gjitha konfliktet që nga Lufta e Dytë Botërore

The Geopost January 29, 2026 2 min read
Share the news

Viktimat nga të dyja palët e luftës në Ukrainë mund të arrijnë deri në dy milionë persona deri në pranverën e këtij viti, sipas vlerësimeve të një grupi ekspertësh ndërkombëtarë.

Këto të dhëna vijnë nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, e cila thekson se forcat ruse kanë pësuar humbje jashtëzakonisht të larta që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas raportit të CSIS, Rusia ka pësuar gati 1.2 milionë viktima në fushën e betejës – duke përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur – nga shkurti i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2025. Vetëm gjatë vitit 2025, vlerësohet se forcat ruse kanë regjistruar rreth 415 mijë viktima.

CSIS vë në dukje se kjo shifër përfaqëson një nivel humbjesh më të lartë se ai i çdo fuqie të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore. Në të njëjtën kohë, raporti thekson se përparimi ushtarak rus ka qenë më i ngadaltë se pothuajse çdo fushatë e madhe ofensive në luftërat e shekullit të kaluar.

Pas publikimit të këtyre vlerësimeve, Kremlini reagoi duke i quajtur shifrat “jo të besueshme”. Zyrtarët rusë këmbëngulën se vetëm Ministria ruse e Mbrojtjes ka autoritetin për të publikuar të dhëna mbi viktimat e ushtrisë ruse.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, as Rusia dhe as Ukraina nuk kanë publikuar shifra të plota dhe zyrtare për humbjet, duke e trajtuar numrin e viktimave si sekret shtetëror. Megjithatë, raporti i ri i CSIS përshkruan një tablo të rëndë për Moskën, duke e cilësuar shkallën e viktimave ruse si “të jashtëzakonshme”.

Sipas të njëjtit raport, viktimat dhe vdekjet në radhët ruse janë “dukshëm më të mëdha” se ato të forcave ukrainase. CSIS vlerëson se Ukraina ka pësuar midis 500 mijë dhe 600 mijë viktima nga fillimi i luftës deri në dhjetor të vitit të kaluar.

Në total, studiuesit paralajmërojnë se viktimat e kombinuara ruse dhe ukrainase mund të arrijnë deri në 1.8 milionë dhe potencialisht të shkojnë në rreth dy milionë deri në pranverën e vitit 2026, nëse lufta vazhdon me intensitet të ngjashëm.

CSIS rendit disa arsye të mundshme për nivelin e lartë të humbjeve ruse, përfshirë taktikat e dobëta ushtarake, mungesën e trajnimit adekuat, moralin e ulët të trupave dhe një mbrojtje efektive nga ana e forcave ukrainase.

Vlerësimet e raportit janë bazuar në intervista me zyrtarë perëndimorë dhe ukrainas, si dhe në të dhëna të mbledhura nga media e pavarur ruse Mediazona dhe Shërbimi Rus i BBC-së, të cilat prej kohësh monitorojnë humbjet në luftën në Ukrainë.

The Geo Post

Tags: Rusia SHBA Ukraina

Continue Reading

Previous: Rubio: SHBA-ja do të ketë rol kyç në garancitë e sigurisë për Ukrainën
Next: Pentagoni: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028

The Geopost August 1, 2026
Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra 2 min read
  • Botë
  • News

Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra

The Geopost August 1, 2026
Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës

The Geopost August 1, 2026
“Hap konstruktiv drejt paqes”, BE mirëpret marrëveshjen për çarmatimin e Hamasit 2 min read
  • Botë
  • News

“Hap konstruktiv drejt paqes”, BE mirëpret marrëveshjen për çarmatimin e Hamasit

The Geopost August 1, 2026
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza 2 min read
  • Botë
  • News

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

The Geopost August 1, 2026
Trump thotë se është arritur marrëveshje për çarmatimin e Hamasit 5 min read
  • Botë
  • News

Trump thotë se është arritur marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

The Geopost July 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.