Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Nëntë vende rrëzojnë pretendimin e Rusisë për mbylljen e Mekanizmit Ndërkombëtar Penal

The Geopost August 7, 2026 2 min read
Share the news

Nëntë shtete kanë hedhur poshtë pretendimet e Federatës Ruse se Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale (IRMCT) ka pushuar së ekzistuari më 1 korrik, duke theksuar se institucioni vazhdon të funksionojë në përputhje me statutin e tij dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në një letër të përbashkët të datës 28 korrik, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e përhershëm të Bahreinit, Kolumbisë, Danimarkës, Francës, Greqisë, Letonisë, Panamasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kundërshtojnë qëndrimin e Moskës, të paraqitur në letrat e 2 dhe 21 korrikut.

“Analiza e përfshirë në këto letra dhe përfundimet e tyre janë të pasakta”, thuhet në reagimin e nëntë shteteve.

Sipas tyre, rezoluta 1966 (2010) e Këshillit të Sigurimit përcakton qartë se Mekanizmi vazhdon të funksionojë për periudha dyvjeçare pas çdo rishikimi të punës së tij, përveç rasteve kur Këshilli vendos ndryshe.

Në letër theksohet se Këshilli i Sigurimit ka zhvilluar për muaj të tërë procesin e rishikimit të punës së Mekanizmit dhe se fakti që nuk është arritur konsensus për një rezolutë të re nuk nënkupton ndërprerjen e mandatit të tij.

“Fakti që procesi i rishikimit nuk ka përfunduar me konsensus nuk e ndryshon realitetin se rishikimi është kryer”, theksojnë shtetet nënshkruese.

Ato shtojnë se mungesa e një rezolute të re nuk përbën kusht për vazhdimin e funksionimit të Mekanizmit, pasi Këshilli i Sigurimit nuk ka marrë asnjë vendim për mbylljen e tij.

“Këshilli nuk ka marrë një vendim pozitiv për mbylljen e Mekanizmit dhe, për këtë arsye, ai vijon të funksionojë në përputhje me statutin e tij dhe rezolutat në fuqi të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në letër.

Sipas dokumentit, ky interpretim mbështetet edhe nga Sekretariati i OKB-së.

Më 1 korrik 2026, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres informoi Këshillin e Sigurimit për riemërimin e gjyqtarëve të Mekanizmit, si dhe të gjyqtares Gatti Santana në postin e presidentes së institucionit.

Në fund të letrës, nëntë shtetet theksojnë se Këshilli i Sigurimit duhet të vazhdojë punën për reformat e planifikuara, duke përfshirë uljen e kostove, mbylljen e dy strukturave kryesore të Mekanizmit, transferimin e arkivave dhe riorganizimin e funksioneve të mbetura.

“Ne mbetemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultime për të arritur reforma të rëndësishme dhe të përgjegjshme, pa cenuar trashëgiminë e rëndësishme të drejtësisë penale ndërkombëtare që lidhet me Mekanizmin dhe institucionet që e kanë paraprirë atë”, përfundon letra.

The GeoPost

Tags: OKB Rusia

Continue Reading

Previous: SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Next: Gjermania vendos mbrojtje të reja në aeroporte – synohet neutralizimi i dronëve

Komisioni Evropian kërkon përshpejtimin e riarmatimit: Rusia mund ta testojë NATO-n deri më 2030 5 min read
  • Botë
  • Siguri

Komisioni Evropian kërkon përshpejtimin e riarmatimit: Rusia mund ta testojë NATO-n deri më 2030

The Geopost November 5, 2026
Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi 2 min read
  • Botë

Dronët ukrainas godasin një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

The Geopost November 5, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit 4 min read
  • Botë

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

The Geopost November 4, 2026
Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027 6 min read
  • Botë

Rusia shkurton fondet për shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet ushtarake për vitin 2027

The Geopost November 4, 2026
Putini po nxiton ta detyrojë Ukrainën të pranojë një marrëveshje të pafavorshme para ndryshimit të Kongresit 4 min read
  • Botë

Putini po nxiton ta detyrojë Ukrainën të pranojë një marrëveshje të pafavorshme para ndryshimit të Kongresit

The Geopost November 3, 2026
Ushtarët britanikë do të mund t’u kundërpërgjigjen forcave ruse nëse sulmohen gjatë misionit në Ukrainë 3 min read
  • Botë

Ushtarët britanikë do të mund t’u kundërpërgjigjen forcave ruse nëse sulmohen gjatë misionit në Ukrainë

The Geopost November 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.