Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Sulmi në Banjskë: Spasojeviq dhe Tolliq dënohen me burgim të përjetshëm, Makismoviq me 30 vjet

The Geopost April 24, 2026 3 min read
Share the news

Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërkaq Dushan Makismoviq u dënua me 30 vjet burgim.

Në shpalljen e aktgjykimit për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, kur u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviq.

Gjykatësi Ngadhnjim Arrni tha se të tre janë fajtorë dhe duke lexuar vendimin e gjykatës, ai tha se qëllimi i grupit të armatosur në Banjskë, ishte destabilizimi i strukturave themelore të Kosovës.

“Përmes planit të mirëorganizuar, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe këtë pjesë t’ia bashkojë Serbisë”, tha ai.

Kosova e ka karakterizuar sulmin si akt terrorizmi dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje – por Beogradi i ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve në Prishtinë.

Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj Spasojeviqit, Tolliqit dhe Maksimoviqit, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.

Për çka akuzohen të dyshuarit?

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit dyshohet se, përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kishin tentuar ta shkëpusnin pjesën veriore të Kosovës, për t’ia bashkuar Serbisë, me ç’rast ishte vrarë polici Bunjaku, ishte plagosur nga armë zjarri polici tjetër Alban Rashiti, ndërsa ishin lënduar policët Çlirim Sahiti, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi, por ishte rrezikuar edhe jeta e policëve të tjerë dhe e popullatës civile.

Për këto veprime, të njëjtit akuzohen për kryerjen e veprës penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

I akuzuari si udhëheqës i të dyshuarve për sulmin në Banjskë, Radoiçiq, dyshohet se nga viti 2017 deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura përmes një grupi të strukturuar, për t’i përdorur për armatim, logjistikë dhe financim të pjesëtarëve, me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Për këto veprime të dyshuara, ai akuzohet për lehtësim dhe financim të terrorizmit.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, dyshohet se, me ndihmën e njërit nga të akuzuarit, Radulle Steviq, si dhe bizneseve të tij, Radoiçiq ka konvertuar të ardhura nga aktiviteti kriminal në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i transferuar edhe te persona të tretë, për të fshehur origjinën e tyre. Për këtë pjesë, ai akuzohet për shpëlarje parash.

Çka deklaruan në gjyq Spasojeviq, Tolliq dhe Maksimoviq?

Në shqyrtimin gjyqësor ndaj tyre, që nisi më 17 prill të vitit 2025, tre të pandehurit, Spasojeviq, Tolliq dhe Maksimoviq mohuan akuzat të cilat iu ngarkuan.

Spasojeviq, gjatë gjykimit, deklaroi se nuk kishte sulmuar askënd me eksplozivë apo me armatim të rëndë, dhe se nuk kishte vrarë apo lënduar njeri. Po ashtu, mohoi se kishte pasur qëllim shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e tij me Serbinë.

Tolliq pranoi se kishte qenë në Banjskë më 24 shtator, por tha se motivi i pjesëmarrjes së tij nuk ishte ai që përshkruhet në aktakuzë.

Ai deklaroi se nuk kishte qëlluar askënd, dhe se nuk kishte pasur qasje në mjete eksplozive, duke shtuar se nuk mund t’i parashikonte zhvillimet dhe pasojat e ngjarjes, dhe se kishte qenë i plagosur rëndë, për çka kishte marrë trajtim mjekësor në Prishtinë.

Ndërkaq, Maksimoviq, i cili ishte punëtor i hotelit Rajska Banja, deklaroi se ditën e 24 shtatorit ishin mbledhur me shokë në një vikend-shtëpizë, për të pjekur mish në skarë.

Ndonëse në telefonin e tij ishin gjetur video-incizime të sulmit ndaj Policisë dhe të monitorimit të saj, ai kishte thënë se ato nuk i kujtoheshin./REL

Tags: Gjykata Themelore Rasti Banjska Vendim

Continue Reading

Previous: Eurodeputeti italian sfidon sërish Vuçiqin për debat publik: Në Beograd ose Bruksel, nëse guxon
Next: Ukraina kthen në shtëpi 193 të burgosur lufte në shkëmbimin e fundit me Rusinë

Detaje të reja rreth serbëve me të kaluar kriminale që i dëboi Mali i Zi, mbështetës të Vuçiqit 5 min read
  • News

Detaje të reja rreth serbëve me të kaluar kriminale që i dëboi Mali i Zi, mbështetës të Vuçiqit

The Geopost June 9, 2026
Margetiq publikon sërish dokumente për “Sarajevo Safari”, përmendet Vuçiqi 2 min read
  • Ballkan

Margetiq publikon sërish dokumente për “Sarajevo Safari”, përmendet Vuçiqi

The Geopost June 8, 2026
Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit

The Geopost June 8, 2026
Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan 6 min read
  • Ballkan

Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan

The Geopost June 8, 2026
Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës 7 min read
  • News

Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

The Geopost June 7, 2026
Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla 1 min read
  • Ballkan
  • News

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

The Geopost June 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.