Eurodeputeti italian Sandro Gozi ka sfiduar sërish presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një debat publik ballë për ballë, duke e paraqitur këtë si një test të standardeve demokratike evropiane.
Në një video të publikuar në rrjetin social X, Gozi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane (EDP) dhe anëtar i grupit Renew Europe në Parlamentin Evropian, i bëri thirrje Vuçiqit të përballet në debat, qoftë në Beograd, qoftë në Bruksel.
“Debato me mua, Vuçiq, nëse guxon. Në Beograd ose në Bruksel. Ky është standardi bazë demokratik evropian: konfrontim i hapur, jo monologje dhe sulme personale”, deklaroi Gozi.
Ai akuzoi presidentin serb se, në vend të përballjes politike, përdor sulme personale dhe mbështetet, siç tha, te “lojaleistët” e tij për të sulmuar kritikët.
“Unë nuk kam nevojë për gjykatës të bindur dhe nuk jam ai që duhet të negociojë”, shtoi eurodeputeti italian, duke e lidhur sfidën me kritikat e tij të vazhdueshme për gjendjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë së medias në Serbi.
Sfidës së re i parapriu një intervistë e Vuçiqit në televizionin shtetëror serb RTS, ku presidenti serb i kushtoi disa minuta kritikave ndaj Partisë Demokratike Evropiane dhe vetë Gozit.
Pas kësaj, Gozi e kishte ftuar fillimisht Vuçiqin në një debat në televizionin N1, medium i perceptuar si kritik ndaj pushtetit në Serbi.
Edhe pse Vuçiq kishte deklaruar publikisht se e pranonte ftesën, më pas të dyja palët shkëmbyen akuza se pala tjetër po shmangej nga organizimi i debatit.
Në postimin e ri, Gozi e përsëriti thirrjen, duke e paraqitur atë si një çështje parimore dhe jo thjesht si përplasje personale.
Debate me, @avucic , if you dare. pic.twitter.com/Qc2ShUcjmb
— Sandro Gozi (@sandrogozi) April 23, 2026

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe
“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104