Analisti politik Dushan Janjiq vlerëson se një proces gjyqësor ndaj Milan Radoiçiqit për sulmin e armatosur në Banjskë mund të ketë pasoja më të gjera për drejtësinë në rajon.
Sipas tij, ngritja e një aktakuze dhe dënimi eventual i Radoiçiqit nuk do të kufizohej vetëm në këtë rast, por do të mund të hapte edhe çështje të tjera të pazbardhura.
“Dënimi i tij mund të hapte edhe raste të tjera, përfshirë zbardhjen e vrasjes së politikanit kosovar Oliver Ivanoviq në vitin 2018”, ka deklaruar Janjiq.
Radoiçiq dhe Vesellinoviq përmenden në aktakuzë si “udhëheqës të një grupi kriminal” që ka planifikuar vrasjen e Ivanoviqit.
Ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë, pasi janë në arrati.
Në Serbi, rasti për vrasjen e Oliver Ivanoviqit vazhdon të jetë në fazën e hetimeve paraprake.
Janjiq sugjeron se hetimi i plotë i ngjarjeve në Banjskë dhe përgjegjësia penale për organizatorët mund të krijonin hapësirë për rihapjen dhe thellimin e hetimeve edhe në raste të tjera të ndjeshme. /REL

BE-ja zotohet për 6,1 miliardë euro për Ukrainën – përfshirë edhe për blerje ushtarake
Empatia strategjike: Ndërtimi i kohezionit politik në të gjitha krahët e NATO-s
Suedia paralajmëron se ushtria robotike e Putinit po synon zgjedhjet gjermane dhe franceze
Kosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit
Budanov: Evropa më në fund po vetëdijesohet për luftën hibride të Rusisë
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet