Policia e Kosovës ka konfiskuar katër armë të gjata gjatë bastisjeve të kryera në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut, në kuadër të hetimeve për një rast kanosjeje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas policisë, pas pranimit të informacioneve lidhur me kanosjen e ndodhur ditë më parë, janë ndërmarrë veprime hetimore që kanë çuar në bastisjen e dy lokacioneve në veri të vendit.
Gjatë kontrollit, në njërin lokacion janë gjetur tri armë të gjata, ndërsa në tjetrin një armë. Dy prej armëve posedoheshin me leje, ndërsa dy të tjera pa leje.
Policia njofton se i dyshuari për kanosjen është një mashkull kosovar i nacionalitetit serb, i cili dyshohet se aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Armët janë sekuestruar nga njësitet relevante policore, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij
Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit
Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë
Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”
Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat
Skandal në Vjenë: KRIK zbulon rrjetin e lidhur me Vuçiqin që dyshohet se manipulon votuesit e diasporës serbe