Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Margetiq publikon sërish dokumente për “Sarajevo Safari”, përmendet Vuçiqi

The Geopost June 8, 2026 2 min read
Share the news

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq ka publikuar pretendime të reja që lidhen me një dokument të përmendur si pjesë e një arkive sekrete të lidhur me Slavko Aleksiq, duke ngritur akuza për takime dhe lidhje të supozuara mes grupeve paramilitare serbe dhe vullnetarëve rusë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas Margetiq, dokumenti i datës 17 prill 1993, i titulluar “Naredba” dhe i referuar me numër protokolli 132-04/93, përbën një gjurmë të rëndësishme në hetimin e, siç pretendon ai, organizimit dhe logjistikës së aktiviteteve gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, përfshirë edhe pjesëmarrjen e individëve të profilit të lartë.

Në të njëjtin kontekst, ai thekson se në takim kanë marrë pjesë edhe vullnetarë rusë të udhëhequr nga Igor Girkin (i njohur më vonë si Igor Strelkov), i cili sot lidhet me strukturat ushtarake dhe të inteligjencës ruse.

Margetiq shton se siguria e takimit është siguruar nga Zlatko Novkoviq, i cili më vonë, sipas tij, ka vepruar edhe si vullnetar në anën e forcave të lidhura me Strelkovin.

Në një nga pjesët më të ndjeshme të deklarimeve të tij, gazetari kroat thotë se në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe Aleksandar Vuçiq, si dhe Ljuban Eçim, ish-pjesëtar i strukturave të sigurisë së Republikës Srpska.

Sipas tij, kjo përbën një rrjet më të gjerë të lidhjeve mes aktorëve të ndryshëm të luftës në Bosnje, i cili, siç pretendon Margetiq, mund të ketë pasur vazhdimësi edhe në dekadat pas konfliktit.

Margetiq sugjeron se këto lidhje tregojnë një ndërthurje të shërbimeve të inteligjencës, formacioneve paramilitare dhe aktorëve politikë të kohës, të cilat vepronin paralelisht në terrenin e luftës në Sarajevë.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Safari Sarajevo Serbia

Continue Reading

Previous: Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit
Next: Bashkimi Evropian kufizon, Serbia zgjeron tregun drejt Kinës

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026
Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.