Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Parlamenti Evropian: Serbia duhet të zgjedhë mes rrugës evropiane dhe lidhjeve me Moskën e Pekinin

The Geopost July 9, 2026 4 min read
Share the news

Parlamenti Evropian ka miratuar një Rezolutë të ashpër për Serbinë, duke i dërguar një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian nuk mund të ndërtohet mbi politikën e balancimit mes Brukselit, Moskës dhe Pekinit, por vetëm mbi reforma konkrete dhe një orientim të qartë drejt vlerave evropiane.

Rezoluta, për të cilën raportues është eurodeputeti Tonino Picula, u miratua me shumicë të gjerë votash në Parlamentin Evropian. Në votim morën pjesë 663 deputetë, prej të cilëve 468 votuan pro, 116 kundër, ndërsa 79 abstenuan.

Dokumenti konsiderohet një nga vlerësimet më kritike politike që institucioni evropian i ka bërë Serbisë në vitet e fundit, duke theksuar se autoritetet në Beograd nuk kanë përmbushur detyrimet kryesore që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Në Rezolutë thuhet se Serbia nuk ka zbatuar në mënyrë të mjaftueshme rekomandimet dhe kushtet e përcaktuara në dokumentin e njohur si “non-paper” i nëntorit 2024, i cili kishte për qëllim heqjen e pengesave për hapjen e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me BE-në.

BE-ja kërkon orientim të qartë të Serbisë

Eurodeputetët vlerësojnë se politika e ndjekur nga Beogradi, e cila synon ruajtjen e marrëdhënieve të afërta njëkohësisht me Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Kinën, nuk është në përputhje me detyrimet e një vendi kandidat për anëtarësim.

Sipas Parlamentit Evropian, Serbia duhet të tregojë qartë se ku e sheh të ardhmen e saj strategjike dhe të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së, përfshirë edhe qëndrimin ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Rezoluta kërkon nga autoritetet serbe harmonizim të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, përfshirë mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Deklaratat politike për anëtarësim në BE nuk janë shoqëruar me reforma konkrete”, thuhet në dokument, ku nënvizohet se besueshmëria e procesit të zgjerimit mund të ruhet vetëm nëse kriteret zbatohen njësoj për të gjitha vendet kandidate.

Picula kërkoi shqyrtimin e pezullimit të fondeve për Serbinë

Një ditë para votimit të Rezolutës, raportuesi për Serbinë, Tonino Picula, i bëri thirrje Komisionit Evropian që të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të financimit për Serbinë nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Picula deklaroi se autoritetet në Beograd nuk kanë treguar gatishmëri të mjaftueshme për zbatimin e reformave demokratike. Ai gjithashtu foli për fushatën kundër tij dhe institucioneve evropiane, duke thënë se zyrtarë të pushtetit serb, media pranë qeverisë dhe figura politike e kishin akuzuar për nxitjen e një “revolucioni me ngjyra”.

Shqetësime për ndikimin rus dhe kinez

Një pjesë e rëndësishme e Rezolutës i kushtohet marrëdhënieve të Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

Parlamenti Evropian shpreh shqetësim për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë politik ndërmjet Beogradit dhe Moskës, duke vlerësuar se një qasje e tillë dëmton besimin e partnerëve evropianë dhe ngre dyshime mbi seriozitetin e orientimit evropian të Serbisë.

Në dokument paralajmërohet edhe për ndikimin në rritje të Kinës në Serbi, përmes investimeve, bashkëpunimit në siguri dhe përdorimit të teknologjive të mbikëqyrjes.

Eurodeputetët vlerësojnë se ndikimi rus në kombinim me fushatat e dezinformimit dhe praninë kineze në sektorë strategjikë përbëjnë sfida për sigurinë evropiane dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Kritika për armatimin dhe retorikën ndaj fqinjëve

Rezoluta shpreh shqetësim edhe për forcimin ushtarak të Serbisë dhe retorikën e saj ndaj vendeve fqinje.

Në veçanti, Parlamenti Evropian dënoi blerjen e raketave balistike kineze ajër–tokë CM-400AKG missile, duke vlerësuar se ky armatim mund të ndikojë në ekuilibrin e sigurisë në rajon dhe të rrisë shqetësimet e vendeve anëtare të NATO-s.

Sipas Rezolutës, Serbia, për shkak të pozitës së saj gjeopolitike dhe ndikimit në rajon, ka përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti dënon gjithashtu përpjekjet për krijimin e zonave të ndikimit dhe aktivitetet që, sipas eurodeputetëve, cenojnë sovranitetin e shteteve fqinje.

Në pjesën përfundimtare, Parlamenti Evropian kritikon edhe Komisioni Evropian, duke vlerësuar se ndaj Serbisë është ndjekur për vite me radhë një qasje tepër tolerante.

Eurodeputetët përmendin regresin në fusha si sundimi i ligjit, demokracia, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut.

Rezoluta e miratuar shihet si një nga sinjalet më të forta politike të dërguara nga Parlamenti Evropian ndaj Serbisë, duke nënvizuar se progresi i ardhshëm në procesin e integrimit do të varet nga reforma reale, përafrimi me politikën e jashtme evropiane dhe një përcaktim i qartë strategjik i Beogradit.

Continue Reading

Previous: PE miraton raportin “kundër” Serbisë, kjo “akuzohet” edhe për dialogun me Kosovën
Next: PE ngre alarmin për Serbinë: Akuzohet si bazë e inteligjencës ruse dhe për armatim me raketa kineze

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur 2 min read
  • Ballkan

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur

The Geopost July 16, 2026
Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”? 6 min read
  • Ballkan

Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”?

The Geopost July 16, 2026
Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit 1 min read
  • Ballkan

Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

The Geopost July 16, 2026
Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq 2 min read
  • Ballkan

Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq 1 min read
  • Ballkan

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne 2 min read
  • Ballkan

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

The Geopost July 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.