Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, kroati Tonino Picula, deklaroi se miratimi i raportit vjetor për shtetin që ka president Aleksandar Vuçiq, përbën një mesazh të fuqishëm të Kuvendit të BE-së për ata që cenojnë standardet demokratike në vendin Ballkanik, por edhe për ata që mbështesin të ardhmen evropiane të këtij shteti.
Në një konferencë shtypi pas miratimit të raportit, ai tha se 70 për qind e eurodeputetëve e mbështetën dokumentin e hartuar nga ai dhe ekipi i tij.
“Rezultati i votimit është në vetvete një mesazh i qartë. Shtatëdhjetë për qind e anëtarëve të Parlamentit Evropian e mbështetën raportin, që është më shumë se vitin e kaluar”, u tha Picula gazetarëve, transmeton Danas, përcjellë KosovaPress..
Ai theksoi se raporti është hartuar në një klimë të polarizuar politike, duke përmendur rritjen e dhunës, frikësimit dhe parregullsive gjatë zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, Serbia ka shënuar regres në shumicën e fushave, për shkak të dobësimit të institucioneve, kufizimit të të drejtave politike e qytetare, si dhe vendimeve që e largojnë vendin nga Bashkimi Evropian.
“Pothuajse nuk ka asnjë fushë ku progresi të jetë vlerësuar si i kënaqshëm. Në shumicën e fushave progresi është i kufizuar ose mungon plotësisht. Gjendja në Serbi, e cila është përkeqësuar prej një kohe të gjatë, ka shënuar regres të mëtejshëm gjatë vitit të kaluar…”shtoi kroati.
Picula, i cili për raportin e tij u kritikua rreptë, të mërkurën, nga kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, shtoi se edhe përparimi i ngadalshëm në dialogun Kosovë–Serbi dhe mosharmonizimi i politikës së jashtme të Beogradit me atë të BE-së, përfshirë refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, po e ngadalësojnë procesin e anëtarësimit. Sipas tij, lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën, si dhe blerja e armëve që Vuciq po bën nga Pekini, nuk kontribuojnë në sigurinë rajonale.
I pyetur për mundësinë që Aleksandar Vuçiq të rikthehet në postin e kryeministrit, Picula u përgjigj se BE-ja nuk ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve dhe se vendimi për këtë u takon qytetarëve të Serbisë.
“Taktikat zgjedhore u përkasin partive dhe individëve, por historia e afërt tregon se presidenti Vuçiq synon ta përqendrojë të gjithë pushtetin në duart e tij, pavarësisht nëse ndodhet në postin e kryeministrit apo të presidentit”, deklaroi Picula.
Ai shtoi se ky manovrim potencial i president serb i ngjan në taktikat e ngjashme që i ka praktikuar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, duke u ndërruar në postet e kryetarit dhe kryeministrit të shtetit të tij me politikanit “rezervist” të tij, Dmitry Medvedev.
The GeoPost

Mijëra njerëz u nisën në një Marsh Paqeje tre-ditor në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
Eurodeputetët me kritka të ashpra ndaj Serbisë: Nuk ka vend në BE për regjimin autokratik të Vuçiqit
Raporti i BCSP-së: Koncepti i “Botës Serbe” po sfidon sigurinë dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor
Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën
Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri më 1999
Shesheli thotë atë që mendon Vuçiqi: Serbia vazhdon të përdorë retorikë kërcënuese dhe të mbajë gjallë idenë e agresionit ushtarak