Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

PE ngre alarmin për Serbinë: Akuzohet si bazë e inteligjencës ruse dhe për armatim me raketa kineze

The Geopost July 9, 2026 2 min read
Share the news

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për rolin e Serbisë në aktivitetet hibride dhe destabilizuese të Rusisë në Evropë, duke vlerësuar se Beogradi është shndërruar në një pikë të rëndësishme operative për veprimtaritë e shërbimeve ruse të inteligjencës.

Në Rezolutën për Serbinë, të miratuar nga eurodeputetët, thuhet se ekzistojnë “raporte të besueshme” se Serbia është përdorur si qendër për aktivitete që lidhen me ndërhyrje hibride, organizim provokimesh, nxitje të tensioneve etnike dhe fetare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në rajonet fqinje.

Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve në Beograd që të hetojnë, parandalojnë dhe ndjekin penalisht çdo aktivitet që synon destabilizimin e vendeve evropiane dhe rajonale.

Në dokument theksohet se ndikimi rus në Serbi përbën një sfidë për sigurinë evropiane, ndërsa eurodeputetët shprehin shqetësim për përdorimin e territorit serb si bazë për veprimtari të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Kritika për bashkëpunimin ushtarak me Kinën

Në të njëjtën Rezolutë, Parlamenti Evropian ka kritikuar edhe forcimin ushtarak të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj në fushën e mbrojtjes me Kinën.

Eurodeputetët dënuan veçanërisht blerjen e fundit të raketave balistike kineze ajër–tokë CM-400AKG, duke paralajmëruar se një armatim i tillë mund të ndikojë në ekuilibrin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe të dëmtojë marrëdhëniet e fqinjësisë me vendet anëtare të NATO-s.

Sipas Parlamentit Evropian, ky furnizim ushtarak bie ndesh me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe ngre pikëpyetje serioze për orientimin strategjik dhe gjeopolitik të Serbisë.

Rezoluta vë në dukje gjithashtu rritjen e bashkëpunimit të sigurisë ndërmjet Beogradit dhe Pekinit, përfshirë stërvitjet e përbashkëta të njësive speciale, marrëveshjet strategjike dhe përdorimin e teknologjive kineze të sigurisë dhe mbikëqyrjes.

Parlamenti Evropian vlerëson se Serbia, për shkak të pozitës së saj në rajon, ka përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe kërkon nga autoritetet serbe një përcaktim më të qartë të orientimit të tyre strategjik drejt vlerave dhe politikave të Bashkimit Evropian.

The GeoPost

Tags: PE Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Parlamenti Evropian: Serbia duhet të zgjedhë mes rrugës evropiane dhe lidhjeve me Moskën e Pekinin
Next: Kamioni me ndihma humanitare prej mbi 300 mijë eurosh për Luginën e Preshevës kthehet në Suedi pas bllokimit në Serbi

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm 1 min read
  • Ballkan

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

The Geopost July 19, 2026
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze 6 min read
  • Ballkan
  • News

Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze

The Geopost July 18, 2026
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje 2 min read
  • Ballkan

Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje

The Geopost July 17, 2026
Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi

The Geopost July 17, 2026
Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat 2 min read
  • Ballkan
  • News

Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat

The Geopost July 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.