Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kamioni me ndihma humanitare prej mbi 300 mijë eurosh për Luginën e Preshevës kthehet në Suedi pas bllokimit në Serbi

The Geopost July 9, 2026 2 min read
Share the news

Një kamion me ndihma humanitare me vlerë mbi 300 mijë euro, i destinuar për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, është detyruar të kthehet në Suedi pasi u bllokua nga autoritetet doganore serbe, ka bërë të ditur veprimtari humanitar në Suedi, Omer Zuko.

Sipas Zukos, kamioni që transportonte pajisje mjekësore për spitale dhe ndihma për personat me aftësi të kufizuara qëndroi i bllokuar për rreth 20 ditë, duke shkaktuar edhe një kosto shtesë prej 6 mijë eurosh për transportin.

Ai ka bërë të ditur se ndihmat ishin dërguar nga organizata humanitare “Human Bridge”, në bashkëpunim me Shoqatën “Liria” nga Växjö i Suedisë, ndërsa destinacioni i tyre ishte Lugina e Preshevës. Sipas tij, Komuna e Preshevës kishte garantuar pranimin e ngarkesës, ndërsa si person kontaktues dhe garantues i projektit ishte Enkel Rexhepi, në koordinim me komunën.

Zuko shpjegon se pas mbërritjes në Doganën e Vranjës, kamioni u mbajt i bllokuar për pesë ditë. Autoritetet serbe, sipas tij, kërkuan një vërtetim nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, procedurë që mund të zgjasë më shumë se dy muaj.

Ai thekson se, për shkak të karakterit urgjent të ndihmave humanitare, u kërkua që kamioni të lejohej të vazhdonte rrugën drejt Kosovës.

“Në një bisedë telefonike me kryedoganierin Zoran Totić, u kërkua që kamioni të lirohej nga Dogana e Vranjës dhe të vazhdonte drejt Kosovës. Ai u përgjigj se kjo ishte e mundur vetëm nëse Komuna e Preshevës jepte një pëlqim zyrtar se hiqte dorë nga pranimi i ndihmave”, ka shkruar Zuko.

Sipas tij, përpjekje për sigurimin e këtij dokumenti bëri edhe Enkel Rexhepi, por ato nuk rezultuan të suksesshme, pasi kryetarja e Komunës së Preshevës dhe kabineti i saj ndodheshin në Shqipëri. Edhe pas kthimit të tyre, ai pretendon se pëlqimi i kërkuar nuk u dha.

“Për pasojë, u detyruam ta tërhiqnim kamionin nga Dogana e Vranjës dhe ta kthenim në Suedi”, shkruan ai.

Zuko shton se vështirësitë nuk përfunduan me kaq. Gjatë kthimit, kamioni u ndal sërish në pikën kufitare të Horgoshit, ku qëndroi edhe pesë ditë të tjera për shkak të kërkesave për dokumentacion shtesë.

Në reagimin e tij, ai thekson se kjo është hera e parë që organizata përballet me një situatë të tillë, pas më shumë se një dekade aktivitetesh humanitare.

“Gjatë më shumë se dhjetë viteve kemi dërguar mbi 60 kamionë me ndihma humanitare në Kosovë dhe Shqipëri, pa hasur asnjëherë në pengesa të këtij lloji”, ka përfunduar Zuko.

The GeoPost

Tags: Lugina e Preshevës Suedia

Continue Reading

Previous: PE ngre alarmin për Serbinë: Akuzohet si bazë e inteligjencës ruse dhe për armatim me raketa kineze
Next: BE-ja i mbyll derën Serbisë për kapitullin e ri: Nëntë shtete kundërshtojnë rekomandimin e Komisionit Evropian

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.