Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

BE-ja i mbyll derën Serbisë për kapitullin e ri: Nëntë shtete kundërshtojnë rekomandimin e Komisionit Evropian

The Geopost July 9, 2026 3 min read
Share the news

Së paku nëntë shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë shprehur kundër rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e *grupkapitullit 3 në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së nuk kanë arritur marrëveshje në takimin e mbajtur të mërkurën në Bruksel për avancimin e këtij hapi, i cili kërkon pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Sipas burimeve diplomatike, kundër hapjes së grupkapitullit janë shprehur: Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda, Kroacia, Bullgaria dhe tri vendet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa disa shtete të tjera kanë shfaqur rezerva.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat e anëtarësimit me BE-në që nga fundi i vitit 2021. Komisioni Evropian kishte rekomanduar hapjen e grupkapitullit 3, duke vlerësuar se Beogradi ka përmbushur kriteret e nevojshme për këtë fazë.

Në një “notë informuese” të dërguar vendeve anëtare, Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht edhe angazhimin e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.

“Komisioni mund të informojë Këshillin se Serbia vazhdon të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, siç është konfirmuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në dokument.

Në këtë dokument, Komisioni ka vlerësuar gjithashtu reformat e Serbisë në disa fusha, përfshirë sundimin e ligjit, mediat, gjyqësorin dhe përshtatjen me politikën e jashtme të BE-së.

Megjithatë, disa vende anëtare kanë kritikuar këtë vlerësim, duke argumentuar se ai nuk pasqyron gjendjen reale në Serbi, veçanërisht në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe marrëdhënieve me fqinjët.

Rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e grupkapitullit të ri e ka konfirmuar edhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, gjatë një debati në Parlamentin Evropian.

“Në kohën kur vendet e tjera po përparojnë në procesin e anëtarësimit, ne nuk duam që Serbia të mbetet prapa. Për këtë arsye, në dritën e disa zhvillimeve pozitive të kohëve të fundit, Komisioni ka përsëritur rekomandimin drejtuar Këshillit për të hapur grupkapitullin 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë”, ka deklaruar Kos.

Ndryshe nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian ka mbajtur një qëndrim më kritik ndaj Beogradit, duke kërkuar madje që Serbisë t’i kufizohen fondet evropiane për shkak të problemeve me sundimin e ligjit.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Piculla, ka thënë se Beogradi nuk mund të konsiderohet se po përparon në dialogun me Kosovën pa adresuar çështjen e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.

“Në vend që të hapë dhe të mbyllë kapitujt e negociatave, qeveria e Serbisë po hap dilema të reja dhe po krijon tensione të reja me fqinjët. Nuk mund të flasim për përparim në dialogun me Kosovën nëse përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë nuk sillen para drejtësisë”, ka deklaruar Piculla.

Ai ka kritikuar gjithashtu Serbinë për vazhdimin e marrëdhënieve të afërta me Rusinë, presionin ndaj mediave dhe dobësimin e standardeve demokratike.

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kritike ndaj Serbisë me 468 vota pro, 116 kundër dhe 79 abstenime.

Në të, eurodeputetët kanë ngritur shqetësime për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, raportet me Kosovën, lidhjet me Rusinë dhe ndikimin e Serbisë në stabilitetin rajonal.

Përplasja mes Komisionit Evropian dhe disa vendeve anëtare tregon se rruga e Serbisë drejt hapjes së kapitujve të rinj në negociatat me BE-në mbetet e kushtëzuar nga çështjet politike, veçanërisht dialogu me Kosovën dhe respektimi i standardeve evropiane.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Kamioni me ndihma humanitare prej mbi 300 mijë eurosh për Luginën e Preshevës kthehet në Suedi pas bllokimit në Serbi
Next: Thellimi i lidhjeve midis RS dhe Serbisë: Ku është kufiri i Dejtonit?

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.