Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Pamjet nga Marakana tregojnë humnerën e shoqërisë serbe, tifozët lavdërojnë kriminelin Ratko Mlladiq

The Geopost September 28, 2026 2 min read
Share the news

Kombëtarja e Serbisë pësoi humbjen e dytë radhazi në stadiumin e saj, pasi u mposht 2:1 nga Holanda në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Megjithatë, vëmendjen në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd e morën skenat e turpshme nga tribunat, ku tifozët serbë shpalosën një banderolë në nderim të kriminelit të luftës Ratko Mladiq.

Një grup tifozësh, të vendosur në tribunën veriore të stadiumit, formuan një grup të organizuar dhe ngritën një banderolë kushtuar Mlladiqit, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte dhe gjenocid.

Përveç banderolës, nga e njëjta pjesë e tribunës u dëgjuan edhe brohoritje në emër të tij.

Skenat u pasqyruan në një video-reportazh të portalit Telegraf, ku shihen momentet e shpalosjes së banderolës dhe dëgjohen brohoritjet për ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjës.

Brohoritjet për Mlladiqin nuk u kufizuan vetëm në tribunën veriore, pasi emri i tij u dëgjua edhe nga pjesë të tjera të stadiumit në Beograd.

Ngjarja pritet të ngrejë pikëpyetje për reagimin e UEFA-s ndaj shfaqjeve të tilla në stadiumet e futbollit, ndërsa një tjetër çështje mbetet qëndrimi i shoqërisë serbe dhe i institucioneve politike ndaj glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte.

Në një kohë kur kujtesa për krimet e luftës vazhdon të jetë temë e ndjeshme në rajon, skena të tilla dëshmojnë se glorifikimi i kriminelëve të luftës vazhdon të shfaqet edhe në ngjarje sportive.

Këto skena mund t’i shikoni në video-reportazhin e portalit Telegraf.

Tags: Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: RULETA GJEOPOLITIKE NË LUMIN EAST RIVER
Next: BE-ja ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin

The Geopost November 14, 2026
Goditje Listës Serbe, paralajmërohet largimi i të gjithë drejtuesve të institucioneve serbe në Kosovë të ndikuar nga Vuçiqi 4 min read
  • Ballkan

Goditje Listës Serbe, paralajmërohet largimi i të gjithë drejtuesve të institucioneve serbe në Kosovë të ndikuar nga Vuçiqi

The Geopost November 14, 2026
Shormaz kërkon arrestimin dhe dorëzimin e Radoiçiqit në Prishtinë: Nëse nuk është arratisur, duhet të kapet menjëherë 2 min read
  • Ballkan

Shormaz kërkon arrestimin dhe dorëzimin e Radoiçiqit në Prishtinë: Nëse nuk është arratisur, duhet të kapet menjëherë

The Geopost November 14, 2026
Milionat për mediat besnike të Vuçiqit 7 min read
  • Ballkan

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

The Geopost November 14, 2026
Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë

The Geopost November 14, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.