Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Samiti i NATO-s në Ankara – 80 miliardë dollarë për Ukrainën dhe riafirmim i mbrojtjes kolektive

The Geopost July 5, 2026 2 min read
Share the news

 Samiti i ardhshëm i NATO-s në Ankara do të shohë shtetet anëtare të riafirmojnë një “angazhim të pandryshueshëm” ndaj mbrojtjes kolektive dhe të sigurojnë 80 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Deklarata e përbashkët, e miratuar të premten nga ambasadorët e të gjitha 32 vendeve të aleancës, sipas Reuters, përcakton financimin për vitin 2026 dhe vendos bazën e mbështetjes për vitin 2027.

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të mbështesë deklaratën gjatë samitit të 7–8 korrikut në Turqi.

Ky konsensus tregon një ndryshim nga qëndrimet e tij të mëparshme, kur kishte kërcënuar me tërheqje nga aleanca pas mosmarrëveshjeve me liderët evropianë lidhur me luftën SHBA–Izrael kundër Iranit.

Teksti i deklaratës përmend në mënyrë të qartë Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, duke ritheksuar se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Sipas kushteve të negociuara, vendet e aleancës do t’i ofrojnë Ukrainës 70 miliardë euro (80 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake vitin e ardhshëm.

Mbështetja për vitin 2027 duhet të jetë në të njëjtin nivel ose më e lartë.

Drafti thekson se aleatët evropianë dhe Kanadaja po i përmbushin objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të vendosura në samitin e mëparshëm në Hagë.

Dokumenti nënvizon se këta partnerë rajonalë po marrin përgjegjësi më të madhe operacionale së bashku me SHBA-në për të ndërtuar një aleancë më të fortë.

Teksti i përbashkët e klasifikon Rusinë si një kërcënim afatgjatë për stabilitetin dhe sigurinë euroatlantike.

Gjithashtu, deklarata trajton tensionet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se duhet parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore.

Të gjithë 32 anëtarët kërkojnë gjithashtu që Teherani të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Tags: Ankara NATO Turqia Ukraina

Continue Reading

Previous: Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat
Next: Të paktën pesë shtete të BE-së po e bllokojnë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim 3 min read
  • Botë

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim

The Geopost November 26, 2026
Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit? 9 min read
  • News

Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

The Geopost November 26, 2026
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

The Geopost November 26, 2026
Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit 2 min read
  • Botë

Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit

The Geopost November 26, 2026
I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën 2 min read
  • Botë

I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën

The Geopost November 26, 2026
Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës 2 min read
  • News

Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës

The Geopost November 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.